Lamtumire shpresa e paemen
Lamtumire o rruge pathemer
Lamtumire toka pazemer
Lamtumire vatan i shkrete
Lamtumire jeta… e pajete…
Lamtumire goja e pagoje
Dhe ti shurdhesi e panevoje…
Me verberite qe duken loje…
Lamtumire brraka e prroje
Mrize, stane, vade e troje
Rruge me ferra, gurra e kroje
Arem te ndryshkuna, plum e gzhoje…
Lamtumire fjale e pathane
Gjuha qe njerkes i therret nane
Prapanicat lye me boje
Lamtumire o pordhagoje…
Lamtumire o njeri therrime
Lamtumire mosvetja ime….
Lamtumire shpirtdordolec
Turiderr e mendjespec…
Lamtumire ftyre e pabese
Makiazh e maska deri n’ sut te krese…
Lamtumire njeri varreze
I pamend edhe i pashprese…
Lamtumire o egersire
Qe pin gjak porsi vampir…
Lamtumire o burg pahekura
Terr i ri, gjallesa te vdekuna…
………………………
Mirese te gjej, pranvera e jetes
Ty te kerkoj… qielli i se vertetes…

TON ZMALI MARS 2020 Athine