Ç’të duhet epitafi
Kam lexuar mijëra sish
Që zemrën ta rëndojnë
Që shpirtin e zemërojnë

Edhe tjetra
Ç’të duhet epitafi
Pasi kurrë nuk zgjohesh më
Ndodhë edhe shpejt të të harrojnë
Besa edhe varrin mund ta rrënojnë

Ç’të duhen gjithë ato shprehje
Aq të dhembshme
Që ndoshta gjysma janë rrena
Edhe ato vargje aq të ngrohta
E Ti çdo herë e më shumë
Me tokën puthitesh

E pranoj
Mbi varr duhet të shkruhet:
Si nuk kam dashuruar edhe më shumë
Si nuk kam përqafuar më çmendurisht

Tash shkruani çfarë të doni
Se diçka ka ikur me hidhërim
Sa kishit pasur dëshirë rikthimin e tij

E di
Të gjithë do t’i bishtëronit
Mëkateve që keni bërë
Por toka do t’u bie sipër
Atëherë kush do t’i shkruajë
Epitafet madhështore për ju…

(©S. B.)