Ëndra e një kombi është edhe uniteti , I cili të ne shqiptarët nuk po ndodhë?!E vërteta është së moti ekziston dëshira jonë , por jo edhe vullneti i atyre që po e drejtojnë shtetin ?! Sigurisht së uniteti nuk shikohet në dhemb.Shumë sprova historike I patem në këtë drejtim.Po jetojmë në tokë , e jo në mars, që mos të shohim gjithë këtë mos unitet , madje urrejtje të ndërsjellë që të kombet serioze nuk ekziston.Kjo ndasi dhe ky mos unitet më shumë I karakterit politik , por edhe të pergjithshem na gjeti pikërisht në këtë kohë zezone , kur kemi hyrë në karantinë nga Koronavirusi. Ky mos unitet  sikur na ka shtuar frikën nga kjo situatë e pa pritur, dhe për fatin tonë si shtete dhe komb në Ballkan.Ne mbrendinë tonë sikur po shkëputen lidhjet, e kjo do të ishte fatale.Në këtë kazanin tonë politik që po vlonë, zor të qëndrojnë as shtazët , e jo njerëzit. Shpartallimit shoqëror po i prinë ata që do të duhej të interesoheshin për rregullim shoqëror e politikë .Këto polarizime te kahmotshem politike , e posaqerisht këto të fundit, janë sinjale së nese nuk kemi angazhim të përgjithshem , do të na pret përfundim I keq.

Strukturat e vjetra politike nuk janë gjë më të mira së ky virus që na ka goditur. Këto strukura që shumë vite janë shtrirë mbi ne si epidemia , dhe sigurisht kërkohet mund i madh,që ti heqim qafe , për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Kjo epidemi i shpërfaqi dhe i lakuriqësojë

së kush janë këta njerëz në të vertëtë.Sigurisht së e kan humbur më ka krejt besimin dhe përkrahjen e popullit.Retorikat e tyre për shtet, janë shtërruar si ujërat e ndotura. Fenomenit të pa vetëdijës qytetare, po i vjen fundi.Kohën e ndryshimeve mund të stoponi, por kurrë të ndalni .Arma e ndryshimit është populli i Kosovës.Koronavirusi shkon, e ju ku do të mbeteni?Do të mbeteni si llum pas tërheqjës së dallgëve të detit te tërbuar.

Pa shikoni e pritni. Ju do te mbeteni në histori si njerëz që keni shkaterruar qdo të mirë materjale , dhe së keni shkatërruar përspektiven e të rinjëve në vendin e tyre?!

Porosia do të ishte : largimi I juaj nga skena politikë , për popullin do të jetë gëzimi më i madh.

Në kohën e fëlliqur nën okupim , nuk ju kemi befasuar të dhijerave të fashizmit serb, por sigurisht së të dhijerat e Juaja nuk i kemi pritur?!Ne jemi mësuar që të hapim varre nga fashistët serb, por jo të hapim varre më dorën tonë në kohë epidemie?! Kur e gjithë bota është shumë e brengosur nga kjo epidemi, ne po grindemi per një copëz pushtet. Si po qendrojnë punet më mikrobin epidemic, edhe më shumë po domonon mikrobi politik dhe kulturor.Gjendjën reale sociopolitike po e vënerojmë ende si gjendje te shëndosh, e jo si e kunderta, si e “rrezikshme “ , e “sëmuar” dhe “neveritëse”.Frika e infektimit janë fakte fundamentale njerëzore , sociologjike dhe e politikologjisë. Kjo lënë pasoja njejtë si ksenofobija, racizmi dhe fashizmi i hapur.Masat me efikase ndaj këtyre virusëve, është shkenca dhe demokracia. Shkenca do ta mund edhe këtë lengatë , sikur shumë lengata të tjera deri më sot.Por , shumë besoj së ekziston ilaqi që edhe politikat dhe politikanet e infektuar më epidemine e pushtetit ,do të mundën . Natyrisht së para nesh ende duhet bërë do rrugë .Nuk na duhen “Share” dhe “Like” të facebookut, por na nevoitet dije , punë e përkushtim që ti zgjedhim forcat e reja politike , që sapo i kan përmbysur të përmbyturit…. Dhe, më shumë kujdes qytetarë të dashur, në larjën e duarëve , fytyrës , kokës, prapanicës… jo vëtem nga rreziku i mikrobeve , por edhe nga virusi i kësaj kaste politike…