Shtimi i rasteve me COVID 19 e bën të detyrueshme mbylljen e menjëhershme për të paktën 4 javë të fasonëve, call centers dhe fabrikave me shumë punonjës në ambiente të mbyllura.

Mbi 70 mijë punonjës fasonë janë burim potencial i përhapjes së shpejtë të virusit. Qeveria duhet të sigurojë pagesën për punëtorët për të mos çuar në kolaps sistemin dhe për të mos falimentuar bizneset.

Qeveria të përballojë pagën minimale për bizneset në pamundësi pagese. Për bizneset që paguajnë vetë kosto të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% .

Kosto maksimale, 15 milion euro në muaj.Kosto e mosveprimit, e pallogaritshme për shëndetin. Të gjitha burimet shtetërore të orientohen në 3 prioritete, shëndetësia, qytetarët dhe biznesi.