Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, ne nje vidio ne internet, – qe shumica prej jush mund ta keni pare, – perpiqet tu mbushe mendjen shqiptareve, qe sot, ne kushtet e pandemise, ne asnje vend te botes, qytetaret nuk marrin ndihme ne para nga shteti. Madje, ai permend edhe Ameriken.

“Pyesni njerezit, qe keni jashte, ne Europe dhe Amerike, a po marrin ndonje ndihme nga shteti? – thote ai.
Ngase jetoj ne Amerike, po jap nje pergjigjje, thjeshte per info:
Presidenti Tramp, (Tramp, per te cilin, udheheqesi yne global, pati deklaruar publikisht, qe po fitoi, Tramp, do te jete fatkeqesia me e madhe e Amerikes), sapo ka firmosur nje fature prej 2 trilion dollaresh, qe do shkojne ne cdo familje amerikane, (vetem per ata persona, qe marrin nën $75000 ne vit).

$1200, per gjithsecilin, qe eshte ne moshe madhore; dhe $500 per cdo femije.
 
Pra, nje cift, qe ka dy femije, i bie te marre $ 3400.
Edhe ne koherat, kur nuk ekzistonin as gazetat, dhe informacioni, memzi mberrinte ne katundin me te afert me qytetin, genjeshtra i ka pas kembet e shkurtera.

Po sot, kur gjithsecili mund te shikoje edhe nga Hena, cfar ndodh neper bote, i bie qe genjeshtra te mos kete kembe fare.