KJO ËSHTË KOHË E SOLIDARITETIT, JO E IDIOTIZMIT – Nga Abdulla MEHMETI

Politikanët dhe pushtetarët e Maqedonisë Veriore, në gjendje të krizës globale, në vend se t’i ndihmojnë qytetarët, të apelojnë për solidaritet dhe bashkëveprim, propozojnë dhe ndërmarrin masa restriktive në dëm të qytetarëve, edhe ashtu të lënë në mëshirën e fatit dhe të pambrojtur nga askush.

Edhe në gjendje të krizave të rënda qytetarët dinë të rebelohen. Mos harroni! Mos e kërkoni dënimin kapital, që mund t’u vijë nga nuk e kujtoni!

Politika është ZERO faktor në gjendje të krizave globale për njerëzimin!

(22.III.2020)