Arsye gjejmë sa të duash
Për një copë tokë, për një fyerje të çastit,
Askënd nuk durojmë mbi krye,
Më të egër bëhemi kur përplasemi.
Lufta midis nesh na dëfren.

Këtu dhe nënat janë mësuar me vdekjet.
Memece dhe të qeta kalojnë midis nesh.

Bisedojmë për të vdekurit
si për gjera të zakonshme.

I përcjellim per në tokën e ftohtë
me qetësi dhe indiferencë.

Vdekja…Dhe vdekja ecën në kortezh ,
paralel me ne, kokëulur, midis të gjallëve.