Përhapja e virusit vdekjeprurës “kovid 19” nuk na jep një rast të dytë.

Të gjitha shtetet i kanë mbyllur hermetikisht kufijtë, nuk është si në vitet e luftës, kur patët mundësi ta lëshoni Kosovën dhe të merrni rrugët e botës si refugjatë, që pastaj të ktheheni si “heronj” në saje të ndihmës ndërkombëtare.

Sot, secili komb dhe shtet i ka hallet e njëjta dhe mbron veten e tij, duke mos i mbetur mundësi për kujdes dhe ndihmë ndaj të tjerëve.

Nuk ka kush u mbron nga ky armik i padukshëm, përveç vetes tuaj.

Kosovë, sot harroji banditët, kriminelët dhe armiqtë e dukshëm dhe të njohur, të cilët një ditë do ta marrin dënimin e merituar, se është koha e luftës ndaj një armiku dhe kryekrimineli të ri e të padukshëm.

Nuk është koha për filozofi, politikë dhe luftë për pushtet, por për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës tuaj dhe të tjerëve.
Kështu do ta mbroni edhe veten, kombin dhe shtetin e Kosovës.

(21.III.2020)