Kur Shqipëria komuniste i prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, njerëzia hapi sytë dhe nisi të shohë nga qielli.
Por në atë kohë partia kishte vendosur të ndalonte me ligj besimin te Zoti, dhe u vunë në alarmë ça me ba që të gjejnë shpetimtarin.
Partia kishte vendosur të vëllazëroheshim me Kinën e Madhe.
Agjitatorët si quhen sot kryesisht këta analistët dolën fshatrave dhe qëndrave të punëtorisë anë kandë vendit për ti mbushur mendjen popullit se vërtetë ne u prishëm me BRSS-në por tani jemi lidhur si mishi me kockën me popullin e madh kinez.
Në një fshat periferik të Tropojës njohuritë për Kinën ishin thuajse zero, aty s’kishte mbërrit akoma komunizmi po ama sigurimi i shtetit ishte ulë këmbëkryq, sepse ishte edhe zonë kufitare.
Pasi banë propagandën e përhershme prezantuese erdhi pyetja e zakonshme.
A ka kush ndonjë pyetje?
Shohin njëri tjetrin, askush nuk luan vendit, diku nga fundi çohet një burrë i motshëm dhe i pyet “agjitropët” e komitetit: Po sa e madhe ashtë kjo Kina more burra që na paski lidhë me të, se kështu na keni pas thanë edhe për Jugosllavinë, e pastaj për Bashkimin Sovjetik?
Ra heshtja, katër burrat që drejtonin mbledhjen panë njëri tjetrin sy ndër sy dhe s’po dinin se kush duhet të kthente përgjigje. Të gjithë ja ngulën sytë Osman Ukshinit një burrë ky fort i mençur. I mbet fjala Osmanit me dhe pa dëshirën e tij.
-Kina more burra ashtë aq e madhe sa me ja qitë Shqipërinë mrena si farë kosi nuk ja del me e zanë kos, bile tutna boll se as me e prish Kinën-tamël nuk mu- u përgjigj Osman Ukshini atë botë. Dhe e madhe po na del jo vetëm ne po tanë botës?