Frymojmë vështirësisht prej hapësirave gri,
Frymojmë për tu n’die gjallë!
Presim natën kur bjen e na mbulon me terr,
E nisim si të marrë me zgjedhë e me kapë një andërr..
Si të kalamendur,përhumbur ne fillin e shpresës,
Krevatin e bëjm varkë,e varkën anije me vela,
Krejtë natën e lume,i biem rrotull botës,
Me andrrën krahëqafë,
Me mendimin se agu i ditës
S’do na zgjojë në gri..
Se dhimbja do ti lëre vendin lumturisë!
Me shpresën se përqafimet e munguara,
Di ti mbjellim si lulëkuqet në fushë,
E sëbashku do këndojmē këngën e dashurisë!☀️
Marrim frymë..!