Situata me koronavirusin në Europë ka bërë që të pezullohen të gjitha kampionatet. Në një situatë, që nuk dihet sa do të vazhdojë ende, qeveria e futbollit europian UEFA pritet të dalë me një vendim të rëndësishëm për kampionatin europian 2020.

Këtë të martë UEFA ka mbajtur një video konferencë emergjente me federatat më të rëndësishme. Sipas Federatës Norvegjeze të Futbollit, është vendosur që turneu më i rëndësishëm i futbollit europian të shtyhet për në vitin tjetër. BBC shkruan se UEFA pritet ta zyrtarizojë këtë vendim pasditen e sotme.

NorgesFotballforbund

@nff_info

UEFA har bestemt at EM utsettes til 2021. Det skal spilles fra 11. juni til 11. juli neste år. Mer informasjon kommer.

915 people are talking about this

Turneu duhet të zhvillohej nga 12 Qershori-12 Korrik këtë vit në 12 stadiume rreth Europës. Mirëpo sipas federatës norvegjeze, nisja e turneut do të shtyhet për në 11 Qershor të 2021.

Kjo shtyrje i jep mundësi ligave europiane që janë shtyrë të përfundojnë kampionatet. Edhe Liga e Kombeve dhe Europiani për moshat nën 21 vjeç do të mbahet verën e ardhshme.

Please follow and like us: