(Burimore dasme. Nga cikli Kanget e Bregdrinasve)

Kur ka shkel nusja ne katund
Gra e plaka zinin brume
Kange e valle u bane lume…
Kur ka dal nusja te kroni
Drejt taksise po i pret timoni
Kur ka zbrit nusja ne oborr
Sikur pasha me taborr…
Kur ka shkel nusja ne dere
Ishte dimen e u ba vere….
Kur ka shkel nusja te pragu
Mal mbi mal u ngrit bajraku…
Kur ka hi nusja ne shpi
Filluen kanget bjeshke e verri
Po urojne miq e kojshi…
Kur i thirri vjehrres nane
Ne ode shndriten diell e hane…
Kur asht ul nusja te shtrati
Dhandrit fort po i shndrit shtati
Nuses drite po i ban duvaku….
……………………..
Kur i thirri vjehrrit babe…
Lotet smundi per me i ndal
Po fshin syte dalengadale…
…………………….
Kur ka hi nusja ne robni
Jeta solli fat te ri
Zoti e ruajt te amlen dashni
Na gezon jeten plot me femi…

Mbledh e perpunue nga TON ZMALI