Maqedonia e Veriut ka vendosur që të anuloje zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendimi është marrë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi COVID-19.

Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme u mor pas takimit të Presidentit të vendit Pendarovski me kryetarët e partive politike në vend. Këta të fundit ishin në një zë për të shtyrë zgjedhjet. Nuk ka ende një datë se kur do të organizohen zgjedhjet e parakohshme, teksa vendi do të vijojë të udhëhiqet nga qeveria tranzitore.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 26, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 raste të reja. Autoritetet shëndetësore maqedonase i druhen faktit se numri i të infektuarve do të rritet.