14 Marsi nën COVID-19
Bota ngadalë zgjohet
E urimin për ditën e pranverës,
Nuk e ndjejmë, si çdo vit
Sepse bota me zor merr frymë

nën mbizotërimin e tmerrshëm
të një armiku të padukshëm,
të një rreziku të padukshëm
COVID-19,
që po merr jetë njerëzish çdo ditë.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH)
e quan pandemi globale
Murtaja COVID-19 është përhapur me shpejtësi
Përhapja e murtajës është si formula e serisë.
Një person infektohet dhe e përhap në tre persona,
nga tre persona më pas bëhen gjashtë, nëntë…
Janë mbyllur shkollat, baret e lokalet,
Janë mbyllur aeroportet, qytetet e shtetet,
Ndaj qëndroni të izoluar në shtëpi,
sepse mbi gjithçka është jeta, o njeri!
Është koha të luftojmë ndaj të padukshmit armik
që bota të fitojë betejën

që njerëzimi mos zhduket në panik…