Deri dje mburresha me ty!Se diku,para shumë vitesh, kisha parë se kishim lindur në një ditë,në 04-10-1957!Ti në Amerikë unë në Shqipëri vërtet,por kishim qarë për qumësht njëlloj,unë në gjoksin e nënës time,ti në gjoksin e satëme!Unë nuk u bëra xheloz asnjë grimë për suksesin tënd me filmat, ashtu sikundër ti s’u bëre xheloz për 100 tregimet e mija që i pati zili vet O’Henrry (pas vdekjes)!Pa fjalë kisha bërë një marrëveshje xhentelmenësh me ty,Tom Hanks!Hallet dhe gëzimet do i ndanim bashkë!Dhe Zoti na vuri në provë! Dhjetë vjet më parë më dha gripin e derrit dhe unë,si shqiptar i vërtetë, e mbajtja besën, e kalova vetëm në Infektivin e Tiranës duke iu lutur që Zoti t’a respektonte marrëveshjen tonë!Dhe ashtu ndodhi:Vetëm mua më zuri,ty jo!
Tani që plasi Coronavirusi me keqardhje mësova se ty dhe Ritën të kish zënë atje në Amerikë! Mirëpo brenda vetes u lehtësova!Tomy e respektoi marrëveshjen e pashkruar! Besën tonë imagjinare!Atë e zuri,mua s’do më zërë!
Dhe thashë të të uroja me shkrim shërim të shpejtë.Klikova dhe të gjeta adresën dhe duke kërkuar emrin e babait tënd befas sytë më lëshuan xixa,sikur fati më ra më shpullë:Ti nuk kishe lindur më 4 tetor 1957 por në një ditë tjetër të vitit 1956!!!
Ah,o i pabesë!Të më kishe thënë më parë do gërmoja e do gjeja një artist të madh tjetër qoftë edhe nga Kina a Italia!Je dhe amerikan pale!