Përmes mediave elektronike dhe të shkruara, mësuam këto  ditë lajmin shumë të hidhur, se është ndarë përgjithnjë nga jeta, në moshën 86-vjeçare, “Bilbilja e Kosovës”,”Ikona e këngëve shqiptare”, Nexhmije Pagarusha.

Për meritat e shumta të saj, në shërbim të artit dhe kulturës mbarëkombëtare shqiptare, ajo është vlerësuar e nderuar shumë lart, me disa tituj e dekorata, si në Kosovë, Shqipëri etj. dhe deri në Amerikë.

Edhe unë kam patur nderin e kënaqësinë e veçantë, që jam takuar në shtëpinë e saj, në Prishtinë, me një grup kolegësh, ku ajo na priti krahëhapur dhe me gëzim të veçantë.

Pas vizitave të grupi tonë të Institutit të Kulturës Shqiptare, në Shhkup, Preshëvë, Prishtinë e Ulqin, publikova një libër modest, me titullin, “Rrahin zemrat arbërore”. Aty, i kushtova një shkrim të posaçëm edhe takimit tonë, plot emoione të pashlyera, me Nexhmije Pagarushën.

Jam i binur plotësisht që edhe pse fizikisht u nda nga ne, kjo artiste e papërsëritshme do të mbetet përherë, brez pas brezi,e paharruar dhe burim i pashterrshëm frymëzimi, se si mund t’i, shërbehet edhe në fushën a artit e kulturës, çështjes mbarëkombëtare shqiptare, aq të lashtë, por njëkohësisht të re.

Lamtumirë, “bilbili i këngës shqiptare”, Nexhmije Pagarusha!

Tiranë, 8 shkurt 2020

X           x          x

‘’Bashkë me kolegët Namik Selmani e Zyba Hysa, në përbërje të grupit të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, që vizituam Shkupin, Preshevën e Prishtinën, në pranverënn e vitit 2011,ishim pak kohë mysafirë edhe në banesën e këngëtares së madhe e të paparsëritshme të Kosovës e më gjerë, Nexhmije Pagarusha. Nismëtar për këtë vizitë u bë Namiku dhe ai u mbështet në ndihmën e koleges poete  nga Prishtina, Shefqete Gosalci, që ta gjenim shtëpinë e saj dhe, bile, me kënqësi na shoqëroi deri aty.

Kolegët tjerë të grupit tonë do të bënin një vizitë të  shkurtër, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ndërsa ne, tre “guximtarët”, duke iu shkëputur  asaj veprimtarie, morëm udhën për në shtëpinës e znj. Nexhmije. Për këtë fakt, si me shaka, poeti Selmani u shpreh:”…Ndërsa ne, do të vizitojmë Akademinë Pagarusha”.

…E, si mund të  trokisnim, për herë të parë dhe të shkelnim në shtëpinë e kësaj këngëtareje “bilbil të Kosovës”, pa patur një buqetë të stërmadhe me lule të freskëta ndër duar! Se kështu, sadopak, ne së bashku do të shprehnim nderimin, respektin dhe vlerësimin tonë shumë të madh, ndaj një zonje, që zërin e shpirtit të saj e nxori prej aty dhe pastaj e shpërndau fuqishëm, nëpër Kosovë e Shqipëri dhe në të gjitha trojet e stërlashta shqiptare dhe deri në disaporën e largët, ku bashkatdhëtarët tanë janë shpërndarë, si i thonë një shprehjeje, “si zogjtë e shqiponjës”. Shefqetja na kishte folur edhe se Pagarusha nuk kishte qenë mirë me shëndet, kohët e fundit.

Pra, me këto ndjenja e me shumë mendime në kokën e secilit, trokitëm në portën e banësës së saj mikpitëse. Sakaq, vërejtëm si vezullimë dielli sytë e saj të shëndritshëm e të gëzuar, pamë që fytyra i mori pamje të kuqerremtë dhe i hapi krahët e na u hodh secilit në qafë, si një shqiponjë krenare, që pret vëllezër e motra nga Shqipëria. Nxituam që, secili nga ne, në këto çaste shumë emocionuese, të shkrepnim aparatet tona fotografike. Por, vallë, a mund të shprehej në ato foto, tërë ai mall, respekt e nderim, që kishim në zemrat tona për krenarinë e këngës  mbarëkombëtare shqiptare? Sigurisht, që jo!…

Të pritur me dashamirësi e të gostitur nga znj.Meli, që i bënte shoqëri e miqësi Nexhmijes, zumë vend në divanët e saj të thjeshtë e të bukur. Ajo përsëri u ngrit dhe na përqafoi me mallëngjim, duke na uruar mirëseardhjen dhe duke na falënderuar për këtë vizitë të befasishme dhe shumë të mirëpritur prej saj. Secili nga ne, përpiqej të zinte vend pranë saj dhe të kuvendonte. Pastaj e ndërronte atë e ia lëshonte shokut, vendin e pëlqyr aq shumë, ku do të çmallej  e do ta dëgjonte më nga afër atë zë, që dje, pardje…dhe sa e sa vite më parë, e kemi dëgjuar, po se jo, dhe fshehurazi në Shqipërinë e rregjimit të shkuar. Në këtë “garë” për të biseduar me Pagarushën, e “fiton” radhën Namiku. Ai shpalos një libër të tij me poezi dhe nisë e lexon një nga ato, që dikur ia kishte kushtuar asaj plot nderim, respekt e mirënjohje. Vërej se këngëtaren e madhe e pushtojnë emocione të fuqishme. Pastaj, si për ta mbështetur krijimin e bukur të kolegut tonë, ajo çeli një dosje të trashë. Prej andej nxjerr disa poezi, që autorë të ndryshëm ia kanë kushtuar pikërisht asaj. Me duart e zërin, paksa të dridhur, ajo fillon e lexon disa vargje të tyre. Ndërsa ne shprehemi, se ajo meriton jo vetëm poezi të frymëzuara e të bukura, por dhe libra të tërë.

Në këtë mjedis, tashmë të gëzuueshëm, unë gjej rastin e i them Pasgarushës se, kohë më parë,  ia kam patur “zili” këngëtarit tonë Ardit Gjebrea, kur e kam parë në ekranet e TV, që janë takuar e përqafuar bashkë. Po kështu, i flas për kengëtaret e krahinës sime, Malësi e Gjakovës (Tropojë), për Fatime Sokolin, që u nda nga jeta në moshë të re; por dhe për Fatmira Breçanin, për të cilat ajo thotë se ua ka pëlqyer zërin e këngët e tyre. Por i tregoj edhe se, para disa ditësh, “Artistja e Popullit” Vaçe Zela kishte ditëlindjen, që e festoi atje në Zvicër. Për këtë arsye, me ndërmjetësinë e mikut tim në Gjenevë, Alfred Papuçiu, i dërgova asaj një mesazh përshëndetjeje dhe urimi. Nexhmija më dëgjon me vëmendje për këto, që i flas dhe thotë se Vaçja është këngëtare e madhe dhe se është e udhës që mos të harrohen kengëtarët as artistët, të cilët, me zërin dhe shpirtin e tyre,   iu përkushtuan Atdheut tonë të përbashkët.

Po edhe Zyba tregohet mjaft e emocionuar dhe, një e dy, e përqafon fort Nexhmijen, si ta kishte nënë ose gjyshe të saj. I tregon edhe se kënga brilante dhe e fuqishme e saj pëlqehet shumë, deri në Vlorën e saj. Ndërkaq, Pagarusha nga shikon ngultazi, me atë qetësinë e saj të admirushme dhe shprehet: “Që dje, unë u përmirësova pak nga shëndeti. Ndërsa sot jam e shëruar plotësisht, sepse më erdhët ju në shtëpinë time e më dhatë fuqi e gëzim. Por, ua jap fjalën, se nuk do të sëmurem, të paktën, edhe për një muaj!…” E vështrojmë atë në fytyrë dhe mundohemi të depërtojmë në botën e madhe shpirtërore të saj. Hedhim sytë për rreth e kudo shohim një mjedis  të thjeshtë. Ajo na tregon, meë domethënje, se RTVP i kishte lidhur një pension. Më pas, i dha një pension tjetër një fondacion gjerman. Prandaj, mori udhën e shkoi në drejtorinë e RTVP-së e u tha prerazi: “Tani, kam një pension të dytë dhe dua që ju të ma ndërprisni, se kështu mund të ndihmoni dikë tjetër. Ndërsa, ju falënderoj për atë pension, që më dhatë deri tani”. E, natyrshëm, kuptojmë se kështu veprojnë vetëm artistët e mëdhenj.

Minutat kaluan shpejt dhe si pa u ndjerë. I themi Nehxmijes se duhet të ngrihemi, pasi na prisnin kolegët dhe se do të shkonim për një takim me rëndësi, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë së Kosovës. Por ajo sikur na lutet që të rrimë edhe pak, duke biseduar. Prandaj bisedën e kalon sa te Kosova e Shqipëria dhe te të gjitha trojet shqiptare. Se ka dashuri e mall që t’i shohë të gjitha përsëri dhe nëpër to të jehojë, prapë e prapë, zëri i saj i fuqishëm, frymëzues e optimist për një jetë më të mirë, në liri e demokraci, në paqe e lumturi të përbashkët.

…Nisemi ngadalë, për të dalë nga dera e banesës së Nexhmije Pagarushës dhe na duket se kemi qendruar vetëm pak minuta aty. E, secili nga ne dëshiron e shpreson që, përsëri, do ta vizitojmë e takojmë atë. Ndërsa ajo shprehet, paksa e pezmatuar nga ajo ndarje:

“Faleminderit, që më vizituat…Ju pres të vini dhe të shihemi një herë tjetër!”

Nga shkallët e banesës së saj, e përshëendesim me dorë atë dhe ajo na buzëqesh, me ëmbëlsinë e një të mosharjeje dhe artisteje të madhe. Na ngjan se na shoqërojnë deri larg, tingujt e zërit të saj të papërsëritshëm”.

(Nga libri, me autor Murat Gecaj,  “Rrahin zemrat arbëre”,. Tiranë, 2011, faqe 54-58).       

                                                                        

VLUU L210 / Samsung L210