Real Madrid fitoi derbin me Atletico të shtunën në “Santiago Bernabeu” dhe shkëputet në krye të renditjes. Suksesi 1 – 0 e bën të largohet nga Barcelona me 6 pikë, natyrisht në pritje të ndeshjes së katalanasve me Levante mbrëmjen e së dielës.

Në derbin madrilen, edhe pse lojtarët e Atletico zhvilluan një pjesë të parë të mirë, u dorëzuan në të dytën përballë futbollistëve të Real. Në të 56’ ishte Benzema i cili dërgoi në portë topin e krosuar nga Mendy.

Derbi madrilen i fazës së parë u mbyll pa gola, ndërsa muajin e kaluar Real triumfoi në finalen e Superkupës së Spanjës me Atletico vetëm pas penalltive.