Sonte seç mu prish gjumi
Kot të shtrihem s’do më zërë
Kur Çani portovoçin e zuri
I thirri popullit: Shqipërinë ta lërë!

Fryma m’u ndal e zëri m’u mek
Nëper shtëpi lëvizja si i marrë
Kujtova se mos ishte televizor grek
Jo: ishte Tv Klani, TV Kombëtarë!!!!!!!

Gjithë jeten kurr nuk pata degjuar
Ndaj si korb i zi në vesh më mbet
Nga shtëpia të gjithë me u larguar
Nga doli ky tellall, vallë ku u gjet?!

Eh Çani sa me shpirt fort bertiste:
Të gjithë të ikim nga e mallkuara Shqipëri
Secili nga ne çanten të pregatiste
Të ikim, të ikim, të lëmë nënë e shtëpi !

Nuk e di nëse nenën ti dhe Silva e keni
Nëna ime ka vite që ka vdek,ka ik në varr
Djale, vajzë njerke , fëmijë nëne a jeni
Kur të vdes do ngjallem,varrin per ti parë!

Se iku një Silva, se u shkëput një yll
Qielli s’mbetet bosh, ka yje të tjerë
Se iku një Silva s’mbetem pa diell
Dhe po të shuhet dielli, lindin të tjerë!

Si Silva, si Çani shkoni nga të doni
Ne këtu do rrimë te oxhaku ynë
Kur të jeni keq : o nënë mos thoni
Dhe mos recitoni Fishten e Naim!

Nëse sot të varfër, pasuri nuk kemi
Të luftojmë per ta bërë më mirë
Të ngrihemi në këmbë gjithë sa jemi
Nuk braktiset nëna kur është e sëmurë!

Dhe nëse një djal a vajzë don të shkoj
Mos kujtoni se do të jeni më mirë
Se dhe nëse miliarda do të fitoj
S’jeni në vatren tuaj , u quajnë muhaxhirë!!

Po ahere kur maleve bëhej lufta
Askush s’bëri thirrje:ta lëmë Shqipërinë
Nëse iku ndonjëri iku veç nga tuta
Gjithë populli u ngrit e fitoj lirinë !

 -Për Limit.al , nga Shëngjini, 1 Shkurt.2020-