Burimet natyrore të ripërtëritëshme funksionojnë sipas një parimi universal ku norma e ripërtëritjes së këtyre burimeve nga shfrytëzimi , apo përdorimi duhet të jetë më e lartë se sa varfërimi që këto burime pësojn gjatë përdorimit të tyre , në mënyrë që këto burime të ripërtërihen dhe të kthehen në gjëndjen e tyre të mëparëshme për të siguruar vijimsinë e produktivitetit . Kur norma e ripërtëritjes së këtyre burimeve natyrore si pasojë e shfytëzimit intensiv është më e ulët se ajo e ripërtëritjes natyrore , at’herë burimet bien në reçension , fillon shterrja dhe paksimi i produkteve dhe burimet fillojnë degradimin deri në shkatrrim te tyre, deri sa mund të pushojnë së ekzistuari . Në raste të ngjashme duhet studiuar hollësisht kapaciteti prodhues i burimit natyror , të moderohet me kujdes shfrytëzimi i tijë dhe të aktivizohet me të gjitha format e mundëshme ripërtëritja e tij , për të rifituar raportet progresive të burimit . “Ekosistemi agro-pyjor i gështenjës” Tropojë gjëndet në nivelet minimale të ripërtëritjes së tij , për shkak të ndikimeve negative që shkaktojnë ndryshimt klimaterike , të mbingarkesës së mjedisit ogro-pyjor me infeksione dhe patologji , të mungesës së mbështetjes me sherbime kulturore dhe sanitare dhe të mbrojtjes dhe administrimit . Pas konfirmimit zyrtar të shfaqjes së insektit dëmtues “Grërëza kineze” (Dryocosmus kuriphilus) në gështenjat e Mesit dhe Pultit – Shkodër , Masivi më i madh i gështenjave të Ballkanit që ndodhet në Tropojë është i kërcënuar seriozisht nga ky insekt shkatrrimtar ! Ekosistemi i gështenjës Tropojë pas një nënshtrimi 50 vjeçar nga patogjeni virulent i shkaktuar nga Cryphonetria Parasitica , sëmundje dhe dëmtues të tjerë , nga bimët parazitare dhe gjysëmparazitare , i braktisur dhe i lënë pa administrim , drejtim teknik , sherbime kulturore dhe sanitare për 30 vjet , shfaqja e këtij insekti do të sjellë shkatrrimin përfundimt të këtij ekosistemi Duke falenderuar institucionet kërkimore dhe shkencore europiane dhe botërore që identifikuan insektin parazitar (Torymus sinensis ) i cili njeh si ushqimin e vetëm të preferuar Grërëzen Aziatike , (Dryocosmus kuriphilus) dhe prania e këtij insekti grabitqar minimizon ose zhdukë efektin dëmtues të “Grërzës Aziatike” , duke shpëtuar gështenjën nga ky insekt shkatrrimtar : Kërkojmë nga qeveria aktivizimin e strukturave kërkimore – shkencore që të IMPORTOJNË insektin (Torymus sinensis ) këtij agjenti me nivelin më të lartë të parazitizmit , shumë të suksesshëm të kontrollit biologjik të (Dryocosmus kuriphilus) , për ta instaluar në masivet tona të gështenjës , pasi është vertetuar se ky kontroll biologjik e ulë nivelin e infektimit nga 50% në 3% , i aplikuar në Itali , Francë , Spanjë , Portugali dhe vende të tjera në Europë , por edhe më afër nesh , si në Hungari e Kroaci në vitin 2014 dhe në Sllovani në vitin 2015 .

Fotografia e Shpend Nikoçi
Fotografia e Shpend Nikoçi
Fotografia e Shpend Nikoçi