Ne ato ngjesha majesh te Sylbices,
nè lugje dhe siper kershtash,
jan “parcelat” e boronices
-simbol i zgjatjes se jetes.

Boronica, hane kreshniket,
jan ilaç, shkuar ilaçit!
Seç nxijne, mes gjethesh, kur piqen!
Ja shkelin syrin vajzes e djalit

Tufa-tufa djem dhe çika,
shtatbajrak dhe faqemolle,
shkojne dhe mbledhin boronica;
djerset fshijne, luajn, kendojne.
,
Edhe pleqte me duar te rreshkura,
mbushin grushtin boronica.
Qendrojne te forte, ju zgjatet jeta;
pleqte si lisa nga Sylbica

Mendjekthelltit e Bytyçit,
trimat me shpirte vigani,
bujarishte keto boronicat,
i shperndajne n’çdo skaj te vatanit.

Kjo e embla, frut i shijshem;
i buzeqesh jetes ngado.
E tregtojme ne, boronicen
ne gjithe boten qe e çmon.

( Kete poezi e krijova per t’ja plotesuar deshiren vellait tim Besnikut qe i njeh vlerat kuruese dhe jetesore te ketij fruti pasi studime shkencore e kan klasifikuar si frutin me te shendetshem dhe me mè shume vlera kurative nga te gjithe frutat e tjere).