Ashtu si stinët,
që faqe ndërrojnë
kur njëra-tjetrën kalojnë…
Si pranvera për zogj,
për agime të trëndafilta,
filiza dhe erë lulesh…
Vera për ngrohtësinë e diellit
dhe kthjelltësinë e qiellit…
Vjeshta për t’bukurën
natyrë me ngjyrë…
Dhe dimri,
(me sythat e pranverës)
që kërkon shi dhe bardhësi…
Ashtu dhe unë kam nevojë,
për pak metamorfozë e bojë,
për pak dashuri e fantazi,
për paqe dhe… ndonjë poezi.

© Xhemi Hajredini
Strugë, 15 janar 2020
(Foto nga Amer Demishi)