Nuk harrohen kurrë miqët.Nuk harrohen ata që i deshte dhe të deshtën pa hile.Miqët të mungojnë çdo herë.Si të venitet kujtimi për mikun tim të qmuar, krijuesin dhe publicistin , Nazmi Lukaj!
Para së gjithash ishte njeri i mirë, shumë i ndërshem , i dashur, talent i rrall i letrave shqipe, i cili la pas veti shumë shkrime publicistike, dhe katër libra të botuara.
Tashmë u bënë 9 vite, nga vdekja e tij, kur u tjetërsua ekuilibri i stinëve,të një dimri të 24 janarit që nuk harrohet nga familja , nga shoket , miqët dhe nga ata që e njohën prof.Nazmi Lukajn.Atë natë në Tiranë i ftohti u kthye në mort.Sikur dimri na ngriri e stepi, për lajmin së Nazi ynë, i dashur kishte ndërruar jetë, në përballje më një sëmundje të rëndë. Përballoi Nazi shumë fortuna mbi supe,
por jo edhe sëmundjën, që ja këputi ëndrrat e jetës më mes ne moshë të re.
Atë dimër mizor të vitit 2011, mbaron një histori e një publicisti të shquar, por që jeta dhe vepra e tij, nuk do të harrohen asnjëherë.Jetoj dinjitetshëm, në mes të njerëzve të mirë, por jetojë duke e kthyer shpesh kokën mbrapa, nga vrasësit dhe koplilët, që thuren një epokë ogurësh të zymta. E ndoqën komplotet në gazeta ku punojë nga hileqaret e kohës!
Jetojë në mes kërcënimeve te atyre që jetuan në mes tragjedish dhe tradhtish.
Të atyre që e prishën ekujlibrinë e jetës në Kosovën e pas luftës.
Por, Nazi kurrë nuk përkulë dhe as nuk frikësua, së kauza për të cilën luftoi dhe u angazhua gjithë jetën ishte kauzë kombëtare. Ai e kishte të qartë së ngjarjët duheshin përballuar pa frikë, si ndodhi të pa shmangshme të jetës.Ai e ndoqi më fanatizem fatin e vet, duke qëndruar vertikalisht.
Tehun e mprehtë të frikës, e kthejë brenda zemrës, atje ku gjeti guximin e të shkruarit.
Dashuria e vërtetë për atdheun dhe kombin, është si një pemë e madhe më rrënjë të thëlla, atje ku nuk ka mundësi askush ta qrrënjosë?! Ishte profesor i vyer,ishte fugurë e madhe prej gazetari e shkrimtari…
Nazmi Lukaj, zën një vend të rëndësishem në publicistikën shqiptare.Përshkrimet dhe rrëfimet e tija e plotësojnë tablonë e ditëve tona, të cilat edhe pasqyrohen mirë në veprat e tija.
Jeta dhe vepra e Nazmiut, janë thellësisht të kulluara, janë njerëzore dhe bujare, për të mirën shqiptarëve dhe të shtetit të ri të Kosovës. Ajo çka kërkonte nga jeta ishte kërkim i vetvetës, ishte ndërgjegjësim , është si një rilindje, që të bën të fortë kurdoherë.I tillë ishte në jetë dhe më vepra që i la mbrapa, miku im i paharruar, Nazmi Lukaj…