Sot mbahet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kuvendi i Përgjithshëm i Federatës Pan – Shqiptare VATRA e Amerikës për të zgjedhur Drejtuesin e Saj. Roli i saj në historinë tonë kombëtare është unik, i veçantë, historik, i pazakontë, i pazevendësueshëm dhe i pa konkurueshëm. E themeluar më 28 Prill 1912 nga korifejtë kombit tonë , Konica e Noli ajo ka luajtur një rol historik gjatë tërë historisë tonë që prej themelimit. Edhe dita e sotme është ditë e veçantë pasi ajo zgjedh kryetarin e radhës.
Si Antar Nderi i kësaj Organizate kaq të Nderueme, uroj që zgjedhjet të bëhen demokratike, të ndershme dhe të drejta siç bëhen ne vendin ku ajo vepron, ndërsa Kryetarit që del nga këto zgjedhje i uroj suksese. Kam besim se Vatranët, pasi të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë, të përkrahin atë që gëzon vullnetin e shumicës dhe të bashkuar, të ndihmojnë që VATRA të vazhdojë të luaj rolin e saj historik në rrethanat e reja që po jeton Kombi.

Suksese Vatranëve!
Suksese Kryetarit të Zgjedhur!
Rroftë VATRA dhe VATRANËT kudo që janë!
Proud to be Vatran!