Me atë rast do shpërndahen për herë të parë edhe Titujt (ose çmimet): “Angela Merkel” e Çmimi “Ernest Koliqi”.
Këtë vit ky manifestim do të mbahet me datën 8 Mars 2020, ditë e dielë, si gjithnjë te lokali “Klajdi-Park” afër urës së Tapizës, në segmentin e rrugës nacionalëe Kamëz-Fush-Krujë

Në përbërjen e Shoqatës Mbarkombetare “Bytyçi” Tiranë-Prizren ka jo më pak se sa shtatë vite që vepron edhe “Forumi i Femrave Bytyçase” i cili ndër vite e ka lartësuar punën e tij si dhe e ka begatuar aktivitetin e kësaj shoqate.
Tani nga ana e tij është formuar një përvojë e konsoliduar për mbajtjen me sukses të manifestimit që ka organizuar prej 7 vitesh me rastin e ditës së mësuesit dhe ditës së grave, 7-8 Mars duke u bërë një shembull referimi si për sa i përket larmishmërisë së aktiviteteve që mbahen atë ditë, po ashtu (përkundër sektarizmit dhe lokalizmit), gjithpërfshirjes nga të gjitha zonat e vendit dhe trevat shqiptare të Gadishullit Ilirik.
Deri tani është arritur si rrallkund tjetër që çdo pjesëmarrëse e këtyre manifestimeve të gjertanishme që ta ketë gjetur dhe do ta gjejë veten në një ambjent shoqëror të ngrohtë si në një familje, por do ketë lirshmërinë për propozime, angazhime e pjesëmarrje aktive në çdo zë të aktivitetit pa më të voglin kompleks.
Janë normuar dhe për herë të parë do ndahen edhe dy tituj të veçantë të cilët janë emëtuar në nderim të atyre personaliteteve emrin e të cilëve e kanë, por edhe si mjete referimi, etalon e mjete vlerësimi sikurse janë: Titulli “Angela Merkel” e çmimi “Ernest Koliqi”.
Titulli “Angela Merkel” sikurse dihet është me emrin e asaj personaliteteje me përmasa Botërore e cila ndikoj thellbësisht në zhvillimin e përparimin e jetës politike, shoqërore dhe ekonomike të Gjermanisë, por edhe Europës dhe pa medyshje edhe në shkallë Botërore. Por më e veçanta është se ajo në mënyrë konseguente ka qenë dhe është në përkrahje të çeshtjes shqiptare në terësi.
Ai titull do t’ u ndahet politikaneve femra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës –të cilat veprimtarin e tyre e kanë zhvilluar në ato principe.
Titulli “Ernest Koliqi” me emrin e atij personaliteti mbarkombëtar e patrioti të pa shibluar, i cili si askush tjetër e në rrethana tejet specifike duke i shfrytëzuar ato më efektivitet te paarritshëm për kombin shqiptar e shpërndau dritën e diturisë që s’u shua më tjetër, përmes arsimit në të gjitha trojet etnike shqipetare, do u jepen atyre mësuesve  të cilët kanë pasë arritjë të dalluara në atë fushë.
Edhe më 8-mars- 2020, në kuadrin e vitit ushtrimor (jo kalendarik, por nga festa në festë të shoqatës Bytyçi e cila mbahet çdo herë të dielën e fundit të gushtit) të shpallur nga kjo shoqatë si viti i “Gjergj Fishta ”Homeri Shqiptar” – “Ndërgjegja patriotike e kombit”, përmes të cilës shpallje e aktivitete të mbajtura prej saj e “ndezi” mbarë botën akademike shqipetare, krahaz asaj që ka realizuar deri tani e asaj që do realizoj deri në fundin e këtij viti ushtrimor, në rëndin e asaj dite do jetë edhe kjo figurë e ndritur dhe e papërsëritshme e kombit tonë.
Edhe “shtojzavallet” e Bytyçit të cilat me konkurimin e tyre për herë të parë në “Festën e Plisit të Bardhë”, ishin si një risi do të kenë një hapësirë të merituar gjatë veprimtarive të asaj dite.
Si çdo herë tjetër edhe ketë vit “përmes ndjesës pasi do t’u marrim jo shumë koha” do bëjmë prezantimin e personaliteteve të afirmuara të letrave shqipe, duke bërë të mundur rritjen e nivelit të atyre veprimtarive.
Si çdoherë janë të mirëpritura propozimet dhe aktivizimet nga persona e grupime të ndryshme femërore duke i berë ato pjesë të veprimtarive.
Jemi të hapur e të barazpeshuar si gjithnjë për çdo nivel bashkëpunimi më shoqatat lokale të Tropojës, ato regjionale e mbarëkombetare.

Shoqata Mbarëkombetare-Bytyçi, Tiranë-Prizren
Tiranë më 18.01.2020