Mariah Carey ka arritur në krye të top listës Billboard Hot 100 me këngën e saj “All I Want For Christmas is You”, 25 vjet pasi e publikoi atë.

Kënga është lansur në vitin 1994, dhe që nga viti 2000 ajo ngadalë po i afrohet majës së kësaj liste. Ajo fitoi popullaritet në vitin 2003 kur u përdor në filmin “Love Actually”. Në 25-vjetorin e kësaj kënge, Carey e promovoi atë më shumë se zakonisht, gjë që rezultoi që ajo ta fitojë pozicionin e parë në këtë listë prestigjioze.

“Ia dolëm”, shkroi ajo shkurtimisht në Twitter, duke e ndarë tweetin e Billboard Charts ku zyrtarizohet se e ka fituar vendin e parë.

Për këngëtaren, kjo është hera e 19-të që kënga e saj është renditur në vendin e parë në listën Hot 100, që do të thotë se aktualisht renditet në vendin e 2-të, menjëherë pas Beatles, të cilët i kanë 20 single në pozitën numër 1 në listën e Billboard.

Please follow and like us: