Istog, 17 dhjetor 2019

Me titullin Ambasador paqeje u nderuan z.Nuradin Imeraj dhe z.Zeqir Mehmetaj.

Titujt i ndanë :
Dashuri Jeta Divintari dhe Dritan Korumi Tirane , Ambasador .
Ceremonia e nderit filloj me intonimin e hymnit kombëtar shqiptar për të vazhduar me poetin z.Maxhun Osmanaj dhe monologun për “Plisin” prof.Isuf Ibrahimaj- koreograf dhe me vallen e Shqiponjave interpretuar nga nxënësit e SHFMU” Mehmet Akifi” nga Shushica .
Kryetari i Klubi Letrar “Podguri” nga Istogu z.Sadik Bicaj në fjalën e vet foli për punën dhe sukseset e këtij klubi e në veçanti për punën e palodhshme të Sekretarit ekzekutiv të klubit z.Nuradin Imeraj tani i nominuar për Ambasador paqeje. Në vazhdim z. Bicaj foli edhe për punën e madhe që po e bënë në vazhdimësi si anëtar i bordit të Klubit z.Zeqir Mehmetaj edhe si medium tekeviziv duke transmetuar të gjutha aktivitetet e klubit tonë , andaj e them me përgjegjësi të plotë se nominimet e dy aktivistëve të denjë z.Imeraj dhe Mehmetaj e meritojnë plotësisht titullin Ambasador paqeje spikati z.Bicaj duke e përfundu fjalen e vet.
Këtë evrniment me praninë e tyre e begatuan edhe shumë përsonalitete të ndryshme të Kosovë , Malit të Zi, Suedia dhe Shqipërisë si ; znj.Besa Gaxherri deputete e Kuvendit të Kosovës , znj.Gentiana H. Muhaxhiri profesoreshë univerzitare , Ismail Jashanica , nga Shoqata ” Dora e Artë” Malme – Suedi i cili u dorëzoj dokumentacionin per viza dhe vizitë Suedisë z.Sadik Bicaj dhe Z. Nuradin Imeraj. Të pranishëm në këtë ceremoni edhe z.Ali Daci nga Rozhaja , përfaqesues nga strukturat komunale, z.Demë Çeta dhe Besart Dreshaj dhe Naim Sadriu si dhe drejtorë të shkollave, znj. Mimoza Kabashi Osmanaj , Z.Beqir Ibrahimaj, psikologja Flutura Osmanaj , drejtori Egzon Haxhijaj , Ramiz Dakaj prof. Dhe shumë përsonalitete tjera.
Z Gani Arifaj ish drejtor i SHFMU” Ndre Mjeda” në Rakosh foli gjatë për jetën dhe veprimtarinë e z.Nuradin Imeraj tani i nominuar për Ambasador të cilin e falenderoj nga zemra për ruajtjen me kujdes të shenimeve dhe ngjarjeve ndër vite, poashtu z.Demë Çetaj shpalosi historikun dhe veprintarinë e bujshme të z.Zeqir Mehmetaj kandidat për Ambasador të paqes.
Pas e gjithë këtyre fjalëve dhe veprimtarisë së bujshme për të nominuarit mori fjalen Ambasadorja e ngarkuar për Europë zonja Dashuri Diventari duke e shpallur aktin zyrtar për dy ksndidatët në fjalë duke vrndosur shallin e paqes në qafë dhe duke i dorëzuar titujt , ky akt solemn zyrtar u mbyllë me duartrokitje të mëdha dhe me urime nga të pranishmit.
Ekipi i Ambasadorëve në përbërje si;
1. DASHURI DIVINTARI – ambasadore
2. VEBI BRAHIMI- PRESIDENT
3. IKBALE. RAMA – Aambasadore
4. DRITAN KURUMI. Ambasador
5. HYQMET HASKO- Ambasador
6. HASAN BARDHI- Ambasador
që të gjithë md mision paqeje duke na përgëzuar dhe uruar titullin sikur u mbushen me emocione të papërshkrueshme për pritjen madheshtore siq ata u ndien në Istog.
Në fund zonja ambasadore Divintari nominoj Istogun si qytet paqeje ku nga Istogu do fillojmë karvanin e paqes në gjuthë Kosovën, akt ky që zyrtarisht do të kryhet në një të ardhme të afërt.
E gjithë ky organizim u kry nga Klubi Letrar ” Podguri” dhe nën kujdesin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Istog.
Ceremoninë e pêrcolli RTV – Fontana me ekspertët teknim Egzon dhe Endrit Mehmetaj.

Ceremonia përfundoj nën moderimin e Artesa Osmanaj dhe me një drekë modeste në Restaurant ” Freskia” në ambiente të këndshme tani të ndërtuara me standarde moderne.

Nga Nuradin Imeraj, Abasador i paqës
Drejtor ekzekutiv për Kosovë.