Sheh Ali Bogdani (1880-1968)

– Kleriku lumjan i pajisun me shumë kulturë. Me veprimtari atdhedashëse. U burgos prej regjimit komunist në vitet e pas-luftës. Ka qenë në të njëjtin burg në Shkodër me Prof. Ramadan Sokoli. Sipas këtij të fundit: “Rrethanat e jetës më kanë sjellë përpara njerëz të zgjedhur dhe të rrallë për mua, të cilët natyrisht e kanë pasurur botën time, flas për botën time shpirtërore… Sheh Ali Bogdani më tërhoq në radhë të parë me pamjen e jashtme. Kishte diçka prej atyre hierarëve të Biblës, domethënë ishte krejt i zbardhur, mjekërbardhë”.

 

***

Sheh Ali Bogdani kishte grue turkeshen Selime. E njohu në Adana të Turqisë, u martuan dhe në vitin 1925 erdhën në Bicaj. Thonë se qe grua zonjë, në kuptimin më të plotë të fjalës. Nuk e thirrnin me emnin e saj, por Anadolle. Ka vdekë në vitin 1975.

 

Kukës, 4 tetor 2019