Me frymëzim hyjnor shkruaj për Legjendarin, për Yllin e Pollogut, Xhemë Hasa Gostivarin. Për ne shqiptarët gjithmonë do të jetë ëngjëll i lirisë. Me germa të arta ndriçon emri i tij në panetonin e madhështisë kombëtare.

 

Këtë yll drite e lindi Simnica,

Në malet e larta mbi Pollog,

Siç lindi Azem Galicën Drenica,

Tokës arbërore i dolën zot.

 

Lindi trimi Xhemë Hasa Gostivari,

Në atë vatër hyjnore, vatër shqiptari,

Lindi në atë vatër të zjarrtë burrërie,

Në vatër heronjsh, trima shqiptarie.

 

Që i vogël, ai syrin e kishte shkëndi,

Se kishte gjakun nga gjaku i të parëve,

U rrit vigan, krahëhapur për liri,

Shpresëdhënës, ndriçues i shqiptarëve.

 

Në ato kulla i gdhendur ishte guri

U rrit trimi me frymë burrërie

Gjyshi i thoshte, hero bëhet burri,

Kur shpirti i mbushet me frymë lirie.

 

Në ato kulla mbuluar me rrasa,

Ish burrëror gjysh Esat Ali Hasa…

Gjysh Esati i mësoi Xhemës historinë,

I tregonte për betejat e ashpra me Serbinë.

 

Simnica në ballë të luftrave ballkanike,

Qëndronte shembullore, përpjekje titanike.

Shumë të vrarë në ballë të betejave,

Heronj të kombit, të gjallët e rrëfenjave…

 

Pollogu djegur në flakë e zjarr

Qëndronte i pathyeshëm, i bukuri Gostivar,

Simnica, vatër prushi, deri në Zajaz

Nuk iu nënshtrua regjimit serbo-sllav.

 

Xhemë Hasa i Simnicës së Gostivarit

U burrërua në beteja kundër barbarit…

Si gjithë shqiptarët, i pakënaqur nga Konferenca e Londrës,

Rroku pushkën, nuk iu nënshtrua kobeve të botës.

 

I ri ishe Xhemë, kur ndjeve shtypjen e Beogradit,

Ti, i pa epur, komandant i forcave të “Ballit”,

Ti, strateg, politikan, organizator, udhëheqës i shkëlqyer,

Në ballë betejave kundër hordhive çetnike, fashistë të urryer.

 

Xhemë Simnica Gostivari përjetoi varfërinë,

Por nuk dorëzohet, në shpirt ka krenarinë,

Përballë xhandarit serb, përballë atij terroristi,

Për taksat, nënën e Xhemës fort e koriti.

 

Duke i kërkuar t’i thotë Xhemës: Shit dukatin e nuses!

Harroi serbi se Xhema ishte i biri i çorapekuqes…

Xhemës fjala i shkoi në vesh si veriu i dhjetorit,

I hidhëruar doli e i dha plumbin horrit.

 

E një plumb ia dha në ballë.

“Familjen time nuk ma bën dot me fjalë!

Jam shqiptar, të ha mëlçinë të gjallë!

O taksambledhës serb, o i përdalë!”

 

Pas këtij akti sublim, Xhema del në Shqipëri,

Duke lënë në Simnicë zemrën e tij.

Familjen Serbia kërkon t’ia shpërngulë në Turqi…

Në Selanik kishte shqiptarë me tabanë,

Ndaj familjen e Xhemës e vendosin në Elbasan.

 

Në këtë kohë greku synonte Shqipërinë e Jugut

Xhemë Gostivari rroku pushkën, la dorezat e plugut

Duke krijuar çetën e tij vullnetare

Në tokën shqiptare nuk lejojmë Greqinë e Madhe.

Niset me dy vëllezër në ballë të çetës luftëtare,

Ne nuk pranojmë copëtimin e trojeve shqiptare

Ne nuk i pranojmë qëllimet barbare…

 

Xhema lufton bashkë me trimat atdhetarë

Krah për krah së bashku, të pandarë,

Për trimërinë, artin ushtarak në frontin çlirimtar,

Komanda shqiptare i jep gradën kapiten i klasit të parë.

 

Luftae Dytë Botërore Xhemë Hasa Gostivarin

E gjen në Shqipëri, lidhur besë a besë luftëtarin,

Me simnicat e.tij, heronj të pathyer,

Me guxim e prush shpirtin ia kanë ushqyer.

 

Në Gostivar, autoritetet e emërojnë përgjegjës burgu,

Për shumë qytetarë kjo detyrë ishte si vrugu,

Por Xhemë Gostivari kishte synime të tjera,

Qëllimi i tij ishte të nxirrte luftëtarët nga galera.

 

Liron të burgosurit politikë shqiptarë si Shefki Preshefcën,

Birin e Tetovës, qëndrestarin e rezistencës,

Me shumë të burgosur arratiset në male

Duke nisur me vrull Luftën Çlirimtare.

 

Një letër la në derë të burgut asaj dite:

-Ne do të luftojmë fashizmin për Shqipërinë Etnike!

Letra e Xhemës bëri jehonë të madhe,

Duke tronditur në palcë komandën italiane.

 

Fjalën e bëri realitet në zonën Gostivar-Tetovë

Ushtrisë italiane ia shkatërron taborrë.

Kjo luftë shqetësoi komunistët maqedon-shqiptarë:

-Xhemë Gostivari është strateg, komandant i pa parë…

 

Kështu merr iniciativën komunisti Ahmet Pera

Që të bashkoheshin në betejat e tjera.

Takimin e bën me Xhemën në Ranjicën e Epërme

Por Xhema nuk u besonte këtyre lugetërve.

 

Në shtëpinë e Xhemës, në lagjen e re të Gostivarit

Takon përsëri Ahmet Perën, komunist me gjak tradhëtarit,

Me këtë komunist ishte takimi i dytë,

Komunistët hileqarë nuk të shohin drejt në sytë.

 

-Jam kthyer në vendin tim për të luftuar komunistët maqedonë.

Këta nuk luftojnë për çlirimin e vendit tonë.

Ndaj kurrë nuk do ta tradhëtoj çështjen kombëtare,

Ndaj kurrë nuk do ta tradhëtoj çështjen shqiptare.

 

Xhemë Hasa Gostivari, strateg i rreptë në beteja,

Tolerant me popujt, kërkonte kohë të reja.

Jo luftë, vëllavrasje mes shqiptarëve,

Por luftë pa mëshirë kundër barbarëve…

Xhemë hasa bisedoi me Tom Gjelajn, komunist nga Shqipëria,

I cili luftonte në radhët e forcave pansllavia,

Takim pa sukses, komunistët jo bashkim me shqiptarët,

Komunistët luftonin për vllazërim-bashkim me sllavët.

 

Vulën tradhëtisë komuniste ia vuri Marrëveshja e Mukjes,.

Komunistët shqiptarë që kishin kokën e mushkës.

Të dirigjuar gjithmonë nga Beogradi,

U ndanë përfundimisht nga “Balli”.

 

Dhe filluan të dalin me dekrete e proklomata,

Për ta e zezë ishte dita, e bardhë ishte nata.

U bënë vegla qorre të serbit hileqar,

Duke ngritur pushkën kundër “Ballit Kombëtar”.

 

Xhemë Hasë Gostivarit, pika në zemër i kishte rënë,

Vjen takon Mithat Frashërin në Tiranë.

Frashëlliu e këshillon luftëtarin e paepur,

Të bashkojë shqiptarët me patjetër.

 

Të nisë zjari i madh i luftës në trojet mbarë,

Kundër fashistëve serbo-maqedonëve, komunistëve shqiptarë,

Këta nuk duan bashkim, duan të jenë të përçarë,

Kështu Xhema propogandon “Dekalogun e Ballit Kombëtar”.

 

Në Kërçovë caktohen Mefail Shehu, Mefail Mehmeti, të quajtur Zajazi,

Në këtë bashkim kishte shumë djemë shqiptari,

Si Gegzet Vuli, Medin Letniku, Ramazan Dalipi,

Sulçe Sadiku-Aranjelli, Halim Sali Razha, Abib Kaleshi, sypetriti.

 

Në Strugë: Nazmi Tateshi, Faik Dobovjani, Murat Lubanishta,

Si dhe Lek Margjini, Mentor Suku, BeqirAga,

Po ashtu dhe Hysni Dema, djali me flatra…

Në Dibër-Uk Cami, Riza Drini, Osman Piperku,

 

Miftar Kaloshi, AlI Maliqi, Sabri Maqellara,

Azis Kaloshi, Zejnulla Ballanca, Destan Koltraka,

Në Gostivar-Aqif Reçani, Kadri Saliu, Xhevat Kajllaxhiu,

Mustafa Tërnica, Lokë Lakovica, Imer Sermnova.

 

Ishin nga Tetova: Selim Neziri, Shaip Kamberi,

Xhafer Sulejmani, Arif Kapedani,

Gafurr Derralla, Zyrap Hasani, Hysen Derralla,

Hafëz Xhemal Efendiu, Shefket Pershevci, Idriz Idrizi.

Në Shkup: Shaip Mustafa, Qemal Rustemi,

Jahja Osmani, Abdulla Musliu, të gjithë djem vendi.

Kumanova dhe Karadaku kishin Sulë Hotin,

Sadik Llazanin, Selman Idrizi, Refik Shaqiri.

 

Ali Staneci, Ajet Rainca, Abdul Dura, s’i tutet syri,

Xhemë Hasa Gostivari, në luftë për vatanin,

Bashkëpunoi ngushtë me Molla Idriz Gjilanin

Xhemë Hasë Gostivari takon shumë përsonalitete.

Strategu legjendë popullin ka bërë për vete,

Duke qëndruar në ballë të kësaj rezistence.

Ndriçon udhën si një diell plot rreze,

Shpresën e lirisë në çdo vatër e ndeze.

 

Ka ngritur struktura udhëheqëse ushtarake,

Për t’i bërë ballë kësaj lufte, kësaj lëngate,

Për të shpëtuar nga shfarosja kombin shqiptar,

Prin i pari në çdo betejë fitimtar.

 

Mbi Tetovë, në mal të Sharrit

Mbahet Kuvendi Qëndror i Njësive të “Ballit”,

Në krye të Kuvendit Xhemë Hasë Gostivari

Shumë shokë ka në krah luftëtari.

 

Ka Mefail Shehu, Mefail Mehmeti, të dy Zajazi,

Arif Dragomanci, Sulë Hoti, Mulla Idriz Gjilani,

Hajez Xhemal Efendiu, Shaip Kamberi, Abaz Abazi,

Vehap Lushi, Kadri Saliu, Gafurr Derralla,

Isuf Kuliku, Xhevat Kallajxhiu, me kësula të bardha.

 

Kuvendi themelon Komitetin Ushtarak dhe merr vendime:

-Komandant i Përgjithshëm emërohet Xhemë Gostivari,

Planet e pushtuesve për t’i bërë copë e thërrime

Zëvëndës Aqif Tetova që djeg si zjarri.

 

Të mbrojmë me luftë çdo pëllëmbë tokë shqiptari.

-Me çdo kusht të çlirohet Shkupi

E të bëhet kryeqendra shqiptare kombëtare,

Në Urë të Shkupit të valojë flamuri.

 

Xhemë Gostivari për shqiptarët ishte organizator,

Ishte udhëheqës shpirtëror, ishte strateg ushtarak,

Në fushë beteje ishte si një meteor,

Në luftërat e përgjakshme prej Struge në Karadak.

 

Në të gjitha përpjekjet me sllavo-komunistët,

Pavarësisht numrit të tyre, del fitimtar.

Për Shqipëri Etnike luftonin ballistët,

Me popullin bashkë, një e të pandarë.

 

Xhemë Hasa luftoi në Gostivar e rrethina,

Në krah të tij qëndronin plot trima.

Kishte në krah Aqifin e Reçanit,

Kishte në krah Mefailat e Zajazit.

 

Tym e flakë u ndez në Dibër

Sa tetori shëmbëllente dimër

Forcat partizane komuniste të Lleshit të Zi

Xhemë Gostiavri i hodhi të gjithë në Dri.

 

Kundër komunistëve korri fitore të madhe

Sa u trodnitën malet dibrane.

-Po komunistët pas shpine sulmojnë Kërçovën,

Kujtojnë se Xhemë Gostiavrit ia hodhën.

 

Që nga Brodi deri në malin Bukoç,

Forcat e “Ballit” u futën në një gërshërë,

Kjo qe vërtetë vdekje, e thënë troç,

Për t’u shuar ballistët të tërë.

 

Xhemë Gostivari ishte shqiponjë e gjallë,

Si rrufeja niset sapo ka marrë fjalë.

Sulmon partizano-komunistët në malin e Bukoçit,

Me besë a besë luftonin krah shoqi-shoqit.

 

Shumë partizanë sllavo-komunistë e shqiptarë

U bënë kapicë, të gjithë të vrarë.

-Për ty, o Llesh i Zi, këta janë punë të rënda,

Shumë komandantë të mbetën të vrarë, dhe Tomë Gjela.

 

Luftrat e viteve 1943-1944 qenë luftëra famëmadhe

Midis forcave të “Ballit Kombëtar” dhe forcave partizane.

Xhemë Hasa Gostivari, heroi i radhëve balliste,

Luftoi në çdo territor, rrezikuar nga forcat komuniste.

 

Xhemë Hasa luftoi në Dibër, Kërçovë, Mal Bukoç,

Mavrovë, Gostivar e rrethina qosh më qosh.

Xhema luftoi në Tetovë me rrethina, Mal të Thatë,

Në Mal të Sharrit, Bogovinë, Grupçin luftonin grate…

Xhelinë Lumin Treska, Sllareve, Dervente,

Partizano-komunistët flisnin me vete.

 

Në luftën e Shkupit, mori pjesë në Saraje, Matke Tasion

Në Nikushtak, Brezë, Xhema në ballë në çdo aksion.

Në Gostivar mëson për trimat e malit,

Mëson se Xhemë Hasa me Mefailat e Zajazit.

 

Me Sulë Hotin, Afrika Petanin,Abdul Dibrën, Hamit Krujën

Partizano-komunistët i bënë të vënë kujën.

Me brohërima burrëore çlirojnë Shkupin…

Jo, more jo! Ne Shqipërinë kurrë nuk e hupim!…

 

Në qendër të qytetit, tek Ura e Gurit,

Valëviten në ajër palët e flamurit…

Në këtë luftë, ne si ballistë dëshmorët i kemi,

Ferit Aliu, Sulçe Emimi, Kadri Azemi,

Grusht Xhemë Hasa, Sulë Hoti, Mulla Idriz Gjilani

Kundër çetnikëve serbë e profashistëve bullgarë, sot thërret vatani!

Të luftojmë, të derdhim gjak

Në rrethina të Kumanovës e në Karadak,

Përballje dhe fitore kundër forcave komuniste,

Që ngjajnë si dy pika ujë me forcat fashiste.

 

Por forcat partizane komuniste shqiptare me dinakëri,

Me bekimin sllavo-komunist në Serbi,

Me idenë e bashkimit në një luftë të përbashkët,

Ua ngulën thikën pas shpine ballistëve deri në asht.

 

Shumica e forcave balliste u dorëzuan me besim,

Por nga partizanët ky qe më i madhi mashtrim.

Për shqiptarët kjo qe ditë e zezë, qe mallkimi,

Shumë luftëtarë të “Ballit” u drejtuan nga mërgimi…

 

Por Xhemë Gostivari me shumë trima

Qëndruan heroikisht me sytë plot vetetima…

O data 15 maj 1945, Dita e Kobit Shqiptar,

Kur Legjenda shqiptare tradhëtsht është vrarë…

 

E vrau Ozna Maqedone, me dorë të shqiptarit…

Ra Xhemë Gostivari e mbeti përmendore në malet e Sharrit.

Xhemë Gostivari, udhëheqës i “Ballit Kombëtar”

Luftoi kundër gjithë armiqve të popullit shqiptar.

 

Hero i Kombit, Xhemë Gostivari, sot e kësaj dite,

Yll Ndriçues që dha jetën për Shqipëri Etnike.

Kalojnë vitet, ti veç lartësoshesh,

Në zemrat shqiptare kurrë nuk harrohesh…

 

Sa për njëqind vjet luftove në pesë vite,

E lavdishme do të jetë lufta jote heroike.

Gjithmonë mbi Pollog do të ndriçojë ylli,

Edhe nën dheun e zi, nuk tretet floriri…

 

Ti je flakadan i pashuar shqiptarie,

Ti je vullkan i pashuar burrërie…

Kalojnë vite e kalojnë brezni,

Ti je gjallë për shqiptari…

 

Në lartësi lavdie do të ngrejë koha

Vepra jote do rrojë, sa rron vetë Toka.

Në Simnicë çelin lule zonjat

Shpirti yt mbi Simnicë fluturon si shqiponjat…

 

Shpirti i Xhemës tek drita e yllit,

Ia këndova këngën me zërin e bilbilit.

Për shpirtin e Xhemë Gostivarit shkrova poezi,

Gjaku i tij i pastër vadit përjetë këtë liri.

 

Lirinë shqiptari e kërkoi nëpër shekuj

Për lirinë shqiptari nuk ka për të heshtur.

Shqiptari me gjakun e tij të mbrojti ty Evropë,

Në zemër të Evropës jemi për jetë e mot.

 

Të thuash Gostivar, ke thënë Xhemë Hasa.

Të thuash Simnicë, ke thënë Xhemë Hasa.

Malet e Pollogut janë po ata male

Fusha e Pollogut, po ajo Fushë e Madhe.

 

Vetëm qyteti i Gostivarit është zbukuruar

Gostivari është rritur, është burrëruar.

Kullat e Gostivarit me oda të reja,

Përsëri në ato oda flitet për beteja.

 

Dhe në biseda i gjallë është Xhemë Gostivari,

Xhemë Simnica gjallë në çdo zemër shqiptari.

Po ashtu i ri, i vrullshëm, i mençur, burrëror,

Po ashtu komandant strateg, trim arbëror.

 

Simnica e ka të gjallë për jetë e mot,

Pollogu, Gostivari nuk e harron dot.

Një përmendore duhet për këtë burrë,

Që vepra e tij të mos harrohet kurrë.

 

Gryka e Radikës, një grykë shumë e thellë.

Në këtë grykë heroizmi sikur është mbjellë.

Gryka mes malesh bashkon Sheherin me Marovën.

Në luftëra të rrepta shqiptarët këtu dhanë provën.

 

Karvane me krushq kaluan kësaj gryke,

Kaluan dhe karvane të ushtrive armike,

Nga kjo grykë do të dalësh në Gostivar,

Ku jeton e gëzon për jetë një popull bujar…

 

Një popull që buzëqeshjen në sy e ka përherë

Mikpritja e tyre dhe dimrin ta bën pranverë

Ku shquhen për fjalën e besën e dhënë

Ku çdo i ri dhe e re don babë e nënë.

 

Ku çdo gostivarli don motër e vëlla

Ku buzqëshja në sy asnjëherë nuk u tha

Në çdo odë kur të hyshë në Gostivar

Fjala ndjek fjalën, me radhë, me kandar.

 

Pa kur nis gostia nis vallja e kënga,

Dasmën gostivarlie fort ta ka ënda…

Xhemë Hasa Gostivari ishte fort i ri,

Amaneti për Kosovën sot Xhemë u kry.

Adem Jashari me familjen për Kosovë u shkri

Yje të pashuar sot ndriçoni në përjetësi.

 

Shkupi kryeqytet ishte ëndrra e lirisë

Atëhere ti e kreve me frymën e krenarisë

Flamuri i kombit u valëvit mbi urë të gurit

Kjo qe fitorja e madhe e guximit të burrit.

 

Ti e dije Xhemë Simnica se komunizmi i pa fe

Nuk njeh familje, nuk njeh Atdhe!

Ndaj pyesim sot: Sa herë Shkupi do çliruar?!

Sa herë Shqipëria duhet bashkuar?!

 

Në këto troje shqiptarët i vendosi Zoti!

Kush ndan Shqipërinë e ndëshkoftë moti!

Shqiptarët i dhanë Greqisë pavarësinë.

Si i mohoni ju sot Arvanitët, Çamërinë?!

 

Çamërinë e Pirros, fisi i Mollosit

Si mund ta ndani ju sot prej Kombit?!

Heronjtë po kërkojnë veç trojet shqiptare

Heronjtë po kërkojnë Shqipërinë Natyrale.

 

Kërkojnë Kotorrin deri në Gji,

Kërkojnë Prevezën me vetull, me sy,

Kërkojnë Manastirin e Kumanovë,

Kërkojnë Vardarin me Tetovë.

Kërkojnë Metvegjë, Bujatvoc,.Preshevë,

Plavë e Guci ku zjarri po rri ndezë,

Këto kërkoj dhe Xhemë Gostivari,

Në vatra shqiptare të mos shuhet zjarri.

 

Sot e kësaj dite burrat e Simnicës,

Mbajnë të ndezur zjarrin e traditës.

Në këto male, ti, o udhëtar,

Përsëri do takosh ushtarët e “Ballit Kombëtar”.

 

Do të takosh zemrën e shqiptarit,

Do të takosh trimat e Xhemë Gostivarit,

Do të takosh pleq, plot djem të ri

Që shpirt e sy i kanë shkëndi.

 

Kur thuhet Simnicë ke thënë Gostivari,

Me valë të furishme do rrjedh Vardari,

Furishëm po rrjedh dhe ky Drin i Bardhë

Drini i Zi po shkumon me të rreptat valë.

 

Trazuar po rrjedhin lumenjtë e Çamërisë

Frymëzim po marrin të gjithë prej Dardanisë

Trazuar trojet shqiptare si dikur

Duam një komb, duam një flamur.

 

Kush frymëzim lirie na dha i pari?

Ai qe Xhemë Simnica, Xhemë Gostivari!

Për Dardaninë kush jetën e fali?

Heroi i Kombit, Baca Adem Jashari.

 

Po ngrihet nga dheu shpirti i Skëndebeut!

Bashkohu shqiptar, dili zot Atdheut!

Me shpirtin e bardhë bekon Nënë Tereza,

Bashkohuni shqiptarë. Zjarrin ua ndeza!

 

Bashkohuni shqiptarë. Zjarri të mos shuhet.

Babë, nënë, motër, vëlla, në shqip thuhet.

Ngrihuni bashkohuni shqiptarë, mos kini frikë,

Gjithmonë në krah keni të madhen Amerikë!

 

Amerika e Madhe e Xhorxh Uashingtonit,

Amerika e Madhe e Widor Willsonit,

E Xhorxh Bushit, e Bill Klintonit,

Për shqiptarët këta janë heronj të Kombit.

 

Shqipërisë iu bënë krah në ditë të vështira,

Kur mbi Shqipëri silleshin re të nxira,

Kur Shqipërinë po e digjnin rrufetë,

Kur Shqipërinë e shkumbuan, e lanë të shkretë.

 

Ndaj Shqipëria përjetë është e Amerikës,

Shqipëria mban fjalën sipas traditës.

Mikun e mirë e ka në zemër, e ka në kokë.

miku i mirë na u gjet kur mbyteshim në lotë.

 

Po vjen dita e bardhë të shporret kjo mynxyrë,

Shqiptarët në trojet e tyre të jenë të lirë,

Në trojet shqiptare të Gjergj Kastriotit,

Që nga fillesa morën bekimin e Zotit.

 

Shqiptari të prett bujarisht, bukë, kripë, zemër.

Për fjalën e dhënë, për besën e dhënë ka bërë emër.

Për troje e vatan rrok pushkën grua e burrë,

Për krenari japim jetën, për themel dhe flamurë.

 

Vetëm nëpër luftëra shkoi kjo jetë shqiptari.

I ri ra në luftë për Atdhe Xhemë Gostivari.

Familjarisht ra në luftë Adem Jashari.

Amaneti i tyre: Të mos shuhet zjarri!

 

Mbajmë në zemër zjarrin e lirisë

Deri sa të bashkohet Mollosi i Çamërisë,

E nënat të heqin shamitë e zeza,

Si gonxhe e çelur të buzëqesh pranvera.

 

Se shqipen kurrë nuk e harron Arvaniti,

Shqipen ia mëson nëna që kur e lindi.

Ndaj mos e mohoni në keni Perëndi,

Se nuk shuhet kurrë emri Çamëri.

 

Gjigand madhështor qëndron Xhemë Gostivari,

Largpamës, udhëheqës, komandant flamurtari

I një kohe të re për Shqipëri të Bashkuar,

Ti Hero, legjendë ke për t’u kujtuar.

 

Ti burrë shqiptarie në krah të shqiponjës,

Mbuluar me lavdi, heroi i nënë lokës

Vepra të lartësohet në sytë e shqiptarit:

Të bashkohemi si në kohë të Xhemë Gostivarit!

 

Të luftosh për Shqipëri është krenari,

Është obligim, është detyrë, është atdhetari.

Ngrijeni zërin sot deri në kupë të qiellit,

Për Shqipërinë një, për hisen tonë të diellit.

 

Kuçedra sillet vërdallë dhe sot e kësaj dite

Që të hajë zogjtë e të bukurës shqipe.

Shqipja e Sharrit ngrihet në ajri,

Nuk e lejon kuçedrën zogjtë me ia përpi.

 

Zogjtë e shqipes shpërndarë nëpër botë,

Kanë lënë shqiponjën mbytur në lotë.

Kudo që janë, ata japin jetën, për ty, o nënë,

Për ty gjakun e kulluar kanë derdhur duke rënë.

 

Nga rrënjët e të rënëve ngrihet brezi i ri,

Shqiponjat e reja dritë kanë në sy.

Në Zvicër, Austri, Itali, Amerikë, Gjermani,

Natë e ditë klithin: Shqipëri! Shqipëri!

 

Nga Pollogu Vojsavën e mori Gjoni,

Gjoni i madh i Dibrës, Gjon Dibrani,

Me fëmijë ia mbushi kullën, në Kidën kryq ujor,

U rritën, u burrëruan, trima arbërorë.

 

Në fushë të Pollogut kalëronte Gjergj Kastrioti,

Ai për Arbërinë u bë Kryezoti.

Nuk u miklua në saraje Stambolli,

Nuk e theu në luftë kurrë Anadolli.

 

Gjergj Kastrioti qe nip Gostivari,

Djalë Dibre, me gjak shqiptari.

Dibra e Gostivari përsërisin miqësinë,

Pas gjashtëqind vitesh bëjnë historinë.

 

Vajzat Gostivari i ka si hëna mes yjeve,

Si lule zonja, mbuluar prej stolive.

Djem të shkathët, me sytë plot xixa,

O sa shumë ngjajnë nga Xhemë Simnica.

 

Më gëzohet shpirti, zemra bëhet mal,

Si gostivarlinjtë, të kisha një çikë, të kisha një djalë.

Se me to bëhet një vatani,

Ndaj, ju o miq, vallen sot ma mbani!…

 

Nipa e stërnipa ka Dibra në Gostivar,

Trima të çartur, me vrull të paparë.

Luftuan me heroizëm për Kosovën Dardane,

Ndaj për to krenar, po hedh vallen dibrane.

 

Valle burrërore të trimave në beteja,

Për Arbërinë po vijnë kohë të reja.

Të kemi një komb, një flamurë

Të mos e lëmë nënën të digjet zhurë.

 

Djemtë tanë në pesë kontinente

Do bëjnë bashkë katër vilajete,

Shkodra, Shkupi, Manastiri, Janina,

Do bëhen një nga djemtë tanë trima.

 

Djemtë nga Presheva e nga Prishtina,

Djemtë nga Kotorri e nga Janina,

Djemtë nga Shkodra nga Manastiri,

Nuk e dimë se kush është më i miri.

 

U provuan intrigat, u provuan qëllimet,

Edhe sot shqiptarët vuajnë nga ndëshkimet,

Harron Evropa, sot u rritën jetimët

E të rënët për liri në gjak kanë amanetet.

 

E baballarëve që ranë në fushë beteja

Ka njëqind vjet deri në kohë të reja

Duke parë yllin që mbi Pollog ndriçonte

Për ne fëmijët Xhemë Gostivari si dragua kalëronte…

 

Për ne fëmijët Xhemë Gostivari ishte dragua me flatra

Nga tregimet e baballarëve tanë nëpër vatra

Në vatrat gjithë prush që zjarrin mbajnë ndezur

Në ëndrrat plot shpresë që nuk rrijnë fjetur.

 

Turp e faqja e zezë të mbashë një popull të ndarë!

Turp Evropë! Shqiptarët për të të mbrojtur ty janë vrarë!

A keni ndjenja, ndërgjegje?! A keni pak shpirt?!

Pas njëqind vjetësh, pendohuni një ditë!

 

Shqiptari nuk kërkon mëshirë, kërkon të drejtën,

Për të drejtën shqiptarët luftojnë, japin jetën!

Për liri të vatanit ata shkrijnë çelikun,

Në zjarrin e zemrave që nuk ka të fikun.

 

Trojet shqiptare janë të bukurat e dheut,

Ju e dini mirë se janë trolli i Skënderbeut

Janë trolli i Xhemë Gostivarit, Adem Jasharit

Si flakdanë iu shndërrit pllaka e varrit.

 

Xhemë Gostivari, djalë e burrë Shqipnie,

Ti nuk vdes, mbuluar je prej lavdie.

Edhe sot je dritë mençurie.

Edhe sot je frymëzim trimërie.

Për në Gostivar ngjitemi Grykës së Radikës,

Grykë e thellë mes malesh si të prera prej thikës.

Kush vjen në Gostivar nga çdo anë e botës

Xhemë Gostivari iu pret në krye të odës.

 

Me zërin buçimë, ju flet si Orfeu:

Këtu burra është, këtu është Atdheu!

Këtu jam unë, janë djemtë e mi!

Për Shqipëri Etnike, për Nënën Shqipëri!

 

E për këtë pyesim veten sa herë:

Për Pollogun, Xhemë Gostivari duhet të bjerë!?

Kollosi Xhemë, sybukuri Xhemë, ky mendjendritur,

Që Atdheut i rri roje për çdo të papritur.

 

Evropa,me teori të çuditshme, fatzeza:

Nuk foli qartë: A është shqiptare Preveza?

A është shqiptare Bitolli, Presheva?

Kotorri, Plava rrethuar me male breza breza!

 

Oh! Ç’gjëmë lëshuat mbi këtë popull!

E copëtuat pa mëshirë rreth e rrotull!

Edhe kur dëgjonit se shqip flisnin fëmijët,

Ëngjëllorët, të pafajshmit dhe kur iu grindët.

 

Shqip folën se ishin filiza me rrënjë arëbërore,

Dalë nga barku i çdo zane nënëlore.

Të pjekur para kohe në ballë lirie

Luftuan trimërisht, siç iu ka hije.

 

Dhe Xhemë Gostivari qe fort i ri

Kur rroku pushkën për shqiptari!

Dhe pse ai ra, qëndron në këmbë,

Duke thirrur: Këtu na ke, o Nënë!

 

Një zë i fuqishëm buçet në male Sharri:

Ngehuni burra, se gjallë është Xhemë Gostivari!

Në krye oxhaku, në çdo vatër shqiptari,

Në çdo zemër, yll i Pollogut ndriçon si fanari!

 

Fuqi marrim nga heroizmi i Xhemë Viganit,

Në çdo kohë e rrethanë me i dalë zot vatanit!

Se gjaku i shqiptarit nuk shuhet kurrë

Përherë shqiptari për Atdhe fal djalë e burrë!

Ta dijë Ballkani, Evropa dhe bota

Shqiptarët nuk i tremb vetetima e shoqata.

Mos thurni ditë e natë plane të kota

Se malet shqiptare janë qëndrestare të forta.

 

Dhe nëse kujtoni se qëllimit ia keni arritur

Vullkani shqiptar do shpërthejë papritur.

E llava vullkanike planet do të djegë

Se jemi një, toskë edhe gegë!

 

Gjuha shqipe është gjuhë perëndie

Nënat shqiptare ua mësojnë çdo fëmije,

I mësojnë historinë e Xhemë Gostivarit

Përmednore lavdie në malet e Sharrit.

 

Ndaj Nënë Shqipëri ti mos ki dert,

Nga një krajl e mbysim çdo vjet!

Nga një përbindësh mbysim çdo ditë!

Se Ylli i Pollogut që lart shëndrrit.

 

Dhe së fundi do them dy fjalë

Ti Pollog, të florinjtë linde një djalë

Xhemë Hasë Gostivari ishte një drague

Trojet shqiptare luftoi me i bashkue.

 

Ju diplomatë, presidenta të kësaj bote

Flisni sot për shpërndarje të kësaj shqote

Padrejtësia mbi shqiptarët ishte një sunam

Por e pamundur të shuante një flakdan.

 

Që heronjtë e Kombit ndezur e mbajnë në histori

Tridhjetë e dy fiset ilire janë Shqipëri

Nga Pollogu thërret Xhemë Gostivari

Shpirti i tij thërret nga majëmale Sharri.

 

Thërret ai me zërin e bilbilit,

Ndriçon ai me dritën e yllit

Një ditë e re për shqipen po agon

Mbi malet shqiptare shqipja fluturon.

 

Haki Koltraka Trojvogjli

Kryq Ujor Kidnë

Dibër Diellore