Nga dita e pare e mesimit: Me zemren ne Shqiperi…

Pershendetje, mike Trandafile Molla-Baja, per njoftimin e bukur, qe shperndave ne Fb! Gjithashtu, permes teje, i uroj e i pergezoj te gjithe mesuesit dhe nxenesit, me prinderit  e tyre, ne Shkollen Shqipe “URA” te Novares (Itali), me rastin e çeljes se vitit te ri arsimor 2019-2020, per heren e trete radhazi!

Kjo pune e veprimtari e bashkekombesve tane ne ate qytet, deshmon per frymen e larte te atdhetarizmit te tyre dhe se vogelushet tane shqiptare do ta ruajne si gjene me te shenjte gjuhen e prinderve e te pareve te tyre!

Me kete rast, shpreim besimin e plote, se te gjithe se bashku, bashkatdhetaret tane ne Novara te Italise, do te jene kurdohere me mendje e zemer ne Shqiperine tone te dashur dhe do t’u deshmojne jo vetem vendesve aty, por gjithe te tjereve, se “Shpirti i Arberit” rron e do te jetoje perhere, ne te gjitha shtetet e Europes e kudo ne bote…

Edhe nje here, te gjitheve ju uroj nga zemra: Shendet e mbaresi dhe arritje sa me te larta ne procesin mesimor-edukativ, ne kete vit te ri shkollor!

Me shume respekt:

Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues,

sekretar i Pergjithshem i Shoqates se Arsimtarave te Shqiperise…

Tirane, 19 tetor 2019