Merkato e transferimeve në Serinë A u mbyll të hënën në mbrëmje, më 2 shtator.

Këtë vit, Seria A regjistroi një rekord të ri shpenzimesh në lidhje me transferimet, me 20 klubet e kampionatit italian që investuan në total 1,18 miliardë euro për blerjen e lojtarëve të rinj. Këto të dhëna janë në rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur Seria A investoi 1,12 miliardë dollarë, duke kapërcyer për herë të parë kufirin e 1 miliardëshit.

Sipas të dhënave të faqes “Transfermarkt”, e specializuar në informacione dhe statistika në futboll, investimi i përgjithshëm përfshin blerjen e 704 lojtarëve (një klub ka shpenzuar mesatarisht 59 milionë euro). Në lidhje me të ardhurat, klubet e Serisë A kanë mbledhur më shumë se 840 milionë euro nga shitja e 651 lojtarëve. Në total, bilanci të ardhura / shpenzime është negativ, për rreth 337 milionë euro.

Transfermarkt, ndër të tjera ka bërë edhe klasifikimin e 25 lojtarëve më të shtrenjtë të Serisë A.

Në podium qëndrojnë futbollistë të klubit të Juventusit, Napolit dhe Interit. Natyrisht, vlera e lojtarit nuk korrespondon me çmimin e mundshëm të shitjes.

Në vend të parë qëndron lojtari portugez, Cristiano Ronaldo (Juventus), vlera e të cilit në treg është 90 milionë euro.
Në vend të dytë është sërish klubi i Juventus, me Dybala, vlera e tregut të të cilit është 85 milionë euro. Në vend të tretë, qëndrojnë me vlerë të barabartë, 75 mililionë euro De Ligt (mbrojtës – Juventus), Koulibaly (mbrojtës – Napoli) dhe Lukaku (sulmues – Inter).

Top 25 e lojtarëve më të kushtueshëm të Serisë A përbëhet nga 8 lojtarë të klubit të Juventus; 6 të Napolit, 4 për Interin dhe Milanin, 1 lojtar për Lazion, Fiorentinën dhe Romën.

(Klasifikimi i plotë: https://www.transfermarkt.it/serie-a/marktwerte/wettbewerb/IT1/pos//detailpos/0/altersklasse/alle/plus/1)

Klikoni për ta zmadhuar