Të gjithë të lënë me gojë hapur. Teatrot ndodhen në cepa të ndryshëm të planetit, janë ndërtuar në epoka të ndryshme dhe kanë aftësinë të befasojnë spektatorin me veçantinë e tyre

1.Teatri origjinal Globe u ndërtua nga kompania e Shekspirit, “The Lord Chamberlain’s Men” në vitin 1599, por u shkatërrua nga një zjarr në vitin 1613. Teatri aktual, i ndërtuar në vitin 1997, është i ngjashëm me teatrin e parë, por me disa aspekte moderne.

2.Seebühne (skenë lundruese) shtrihet në ujërat austriake të liqenit të Kostancës. Ai është skena ‘më dramatike’ për spektakorët e Festivalit Bregenz. Foto këtu tregon shfaqjen e “La Boheme”në vitin 2002.

3.Në Teatrin “La Fenice” në Venecia u vunë në skenë, për herë të parë, operat e Rossinit, Donizettit dhe Verdit. Emri i shkon përshtat, pasi teatri është djegur dy herë në harkun e 224 vjetëve.

(Sqarim: La Fenice, shpesh i njohur me epitetin Araba Fenice, është një shpend mitologjik, simbol i cikleve të “vdekjes dhe ringjalljes”. Ky është një zog mitologjik i njohur për faktin e rilindjes nga hiri i tij pas vdekjes.)

4.Fox Theatre, në Detroit, është ndërtuar për Fox Film Corporation në vitin 1928. Arkitekti i tij, C. Howard Crane, ndërthuri një sërë motivesh afrikane dhe aziatike, të cilat i quajti “Cambodian Gothic”.

5.Winter Garden Theatre është ndërtuar mbi shtatë kate, sipër teatrit Elgin në Toronto, Kanada. Bie në sy fantazia e pasur botanike e zgjedhur nga Thomas White Lamb me gjethe ahu, lule pambuku dhe fenerë të varur në tavan.

6.Teatri futuristik i Operës në Guangzhou në jug të Kinës u projektua nga Zaha Hadid.

7.Minack Theatre është një teatër i hapur, i realizuar mbi modelin e amfiteatrove të Greqisë së Lashtë dhe Romës së Lashtë. Ai ndodhet përballë gjirit Porthcurno në Cornwall, Anglia Juglindore. Është ndërtuar mes viteve 1931 dhe 1983 me nismën e një banori vendas Rowena Cade (1893-1983). Bëhet fjalë për një nga teatrot më të famshëm të hapur në Britaninë e Madhe.

8.Oslo Opera House shfaqet nga një fjord i Oslos si një ajsberg i fuqishëm. Teatri përfundoi në vitin 2008 dhe është një hapësirë publike tërësisht e aksesueshme.

9.Wuxi Grand Theatre u projektua nga studio finlandeze PES Architects në një gadishull artificial në Wuxi, në perëndim të Shangait. Pjesa e jashtme u ngjan krahëve të një future.

10.Kryevepra e Frank Gehry, Walt Disney Concert Hall në Los Angelos, u projektua për të qenë një ndër vendet akustikisht më të sofistikuar në botë, i ndërtuar në vitin 2003.