NASA planifikon të gërmojë sipërfaqen e hënës për minerale të çmuara si platini brenda këtij shekulli, u tha nga zyrtarë të NASA pak ditë më parë. 

Administratori i NASA, Jim Bridenstine, tha se interesi i shtuar dhe avancimet e reja në teknologji do të ndihmojnë në zhbllokimin e një sërë materialesh që nuk kanë qenë në dispozicion kurrë më parë.

Jim Bridenstine, tha se rritja e interesit dhe avancimet e reja në teknologji do të ndihmojnë në zhbllokimin e një sërë materialesh të cilat nuk kanë qënë të arritshme më parë për njerëzit. Një kulture e re e miliarderëve që synon të ndihmojë NASA të kthehet në hënë dhe të krijojë një prani të përhershme, po rrit shpresën e minierave hënore, tha Bridenstein.

Ne kemi partnerë tregtarë që nuk ekzistonin historikisht, kështu që ata mund të ndihmojnë kompensimin e kostos. Në synim mund të jenë një sërë mineralesh, sidomos mineralet metalike, të dobishme në prodhim, ndërtim, e kështu me radhë.

Mund të ketë tonelata dhe ton të metaleve të grupit të platinit në Hënë, metale të rralla të tokës, të cilat janë jashtëzakonisht të vlefshme në planetin tonë, tha Bridenstine. Shhkencëtarët thonë se hëna mund të jetë e ngarkuar me silikon, që përdoret për të bërë çipe kompjuterike, si dhe titan dhe alumin që përdoret për ndërtim.

NASA njoftoi kohët e fundit qëllimin e saj për t’u kthyer në hënë nëpërmjet një mision shumë të parashikuar të quajtur Artemis. Ky mision do të sjellë 37 nisje të ndara gjatë një dekade dhe do të kulmojë në ndërtimin e një baze të hënës deri në vitin 2028, sipas dokumenteve të rrjedhur në maj.