Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i dorëzoi sot institucioneve dhe partive politike në Kosovë letrën e dorëheqjes, pak ditë pas vendimit, i cili ngjalli reagime të shumta në vend. Dorëheqja e tij u ka hapur rrugën zgjedhjeve të jashtëzakonshme, një mundësi kjo që po mbështetet nga të gjitha partitë politike në pushtet dhe opozitë, të cilat tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për këtë proces.