Prej këtij viti në Prishtinë do të fillojë ndërtimi i një prej stadiumeve më modern në Ballkan, më saktë një qendër sportive, ku do të jetë një stadium me kapacitet prej 30 mijë vendesh, si dhe dy fusha të tjera pranë tij.

Ky projekt është ideuar nga arkitekti turk Murat Tabllandiogllu dhe në brendësi të stadiumit do të ketë restorante, hotel, parqe e pishina.

Do të jetë një stadium tërësisht modern, që do të jetë në dispozicion të përfaqësueses Dardane, që përveç stadiumit “Fadil Vokrri” do të ketë një fole të re.

Ky projekt u prezantua nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe bashkë me të ishte edhe futbollisti Milot Rashica.