Poeti Isuf Rexhepi, Shëngjin, 2019

 

-Kangë kushtue Dëshmorit të Atdheut, AZEM ALI MESHI-

 

Brez pas brezi, o në çdo shpi,

Krahas pushkës dhe nji çifteli,

Me i këndue Nderit e Trimnisë,

Iu këndojm’ Dëshmorëve t’Lirisë.

 

Nji dëshmori, o me i këndue,

Azem Meshit ja kem kushtue,

Ishte burrë, o se njofti friken,

Kriminelave ua zuni priten…

 

Nuk harrohet ai dëshmor,

Data 3 e muajt qershor…

Mallkue qofshi krimbat e zi,

Që na vranë atë Djalë të ri…!

 

Nanë e Babë e prisnin në shpi,

E priste nusja me nji fëmi,

Vllazën e motra kanë ra në zi,

Dhimbje e lotë kolegët e ti…!

 

Azem Meshi, o vllau i jonë,

Jemi krenarë me Ty gjithmonë.

Vepra jote ka ba shumë jehonë,

Të asht’ dhanë emni “Dëshmor”.

 

Emri Yt qëndisë në Flamur,

Emri Yt është gdhend në gurë,

Nuk e prishë moti vjet pas vjeti,

Lavdi dëshmorit Azem Meshi…!

 

Shembulli Yt me ar’ u shkrue,

Kurrë në jetë s’ka me u harrue.

Vepra jote, o asht’ trimni,

K’ndohesh në kangë me çifteli.

 

 

Dëshmorë ke ra për njerëzi…

Azem Meshi paç Lavdi…!

Heroizmi, Ty po të lartëson,

Në zemrat tona përjetë rron…

 

Lavdi e nder i fisit të Meshit,

Në Flamur emni i Azemit…

Azem Meshi, Ti je i gjallë,

I përjetshëm në piedestal…!

 

Isuf  REXHEPI

 

Tiranë, qershor 2019

Please follow and like us: