Mali i Zi ka shkarkuar trajnerin e kombëtares së futbollit, pasi ai refuzoi që të marrë pjesë në ndeshjen kundër Kosovës, në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, njoftoi shoqata e futbollit të Malit të Zi.

Trajneri me prejardhje serbe, Lubisha Tumbakoviq nuk mori pjesë në ndeshjen e luajtur më 7 qershor kundër Kosovës e cila përfundoi me rezultat 1:1. Dy lojtarë të Malit të Zi, që janë lindur në Serbi, Filip Stojkoviq dhe Mirko Ivaniq, po ashtu nuk luajtën në këtë ndeshje.

Federata e Futbollit të Malit të Zi mori vendim unanim për ta shkarkuar Tumbakoviqin, pasi ai “vendosi që të jetë përgjegjës për ekipin kombëtarë në këtë ndeshje”, tha Federata.

“Përveç që ishte një surprizë e pakëndshme, vendimi i Tumbakoviqit po ashtu përbën shkelje të përgjegjësive të tij profesionale të përcaktuara në kontratën e tij”, thuhet më njoftim.

E përditshmja malazeze, Vijesti sugjeroi se presioni nga grupet e tifozëve nga Serbia, shtyn trajnerin serb, Tumbakoviq, por edhe dy lojëtarët e tjerë të lindur në Serbi, që të mos luajnë kundër Kosovës.