Pjekja dhe përgatitja e ëmbëlsirave është gjithnjë një proçes sa i bukur aq edhe i komplikuar.

Rastet kur receta juaj e preferuar edhe pse keni ndjekur udhëzimet hap pas hapi nuk del siç duhet me siguri janë të shumta.

Sidomos tek ëmbëlsirat, truket dhe hiletë e vogla janë shumë të vlefshme për balancimin e duhur të tyre.

AgroWeb.org më poshtë ju tregon disa mënyra dhe këshilla se si të evitoni problemet më të zakonshme tek gatimi i ëmbëlsirave.

Kur brumi i kekut është shumë i fortë

Nëse keku apo torta juaj është më i fortë seç duhet atëherue problem qëndron tek punimi i brumit.

Më saktësisht tek përzierja e përbërësve me njëri tjetrin dhe rrahja e gjalpit apo vezëve.

Gjalpi duhet që gjithnjë të trazohet mirë që në fillim të përgatitjes së recetës.

Në këtë mënyrë do t’i japë kekut tuaj një butësi të pambuktë.

Për t’a arritur sa më mirë këtë sigurohuni që gjalpi të jetë paksa i butë përpara se ta rrihni.

Pse nuk ju fryhen ëmbëlsirat

Nëse në fund të recetës keku juaj shfryhet dhe ngjan si një petë e hollë atëherë me siguri keni bërë një nga gabimet e mëposhtme.

Kur përzieni shumë miellin do të dëmtoni edhe proteina që ndodhen në të siç është gluteni.

Kjo të bëjë që përbërësit e tjerë të mos veprojnë siç duhet në raport me miellin duke ju dhënë një brumë të ngjeshur.

Sigurohuni që gjithnjë të shtoni majanë e ëmbëlsirave për fryrje aq sa ju udhëzon receta.

Shtoni vezët dhe lëngjet e tjera që përmban receta duke mbajtur parasysh që i përzieni mirë pa i lejuar të trashen shumë.

Pasi një brumë shumë i trashë është i rëndë dhe për pasojë do të keni një pandispanjë shumë të hollë.

Një hap tjetër i rendësishëm eshtë edhe ngrohja e furrës para se ta piqni brumin e kekut.

Sigurohuni t’a fusni brumin sa më shpejt në furrë pasi t’a keni përgatitur.

Përse keku ka krijuar të çara në sipërfaqe

Nëse përdorni shumë maja për ëmbëlsira mund të përfundoni me një kek të deformuar.

Kur hidhni më shumë maja nga sa është rekomanduar edhe efekti i saj do të jetë shumë më i madh.

Kjo do t’a bëjë kekun tuaj të fryrë dhe të çarë në të gjithë sipërfaqen e tij.

Për të evituar këtë sigurohuni që masat në recetë të jenë gjithnjë në masat e duhura.

E rëndësishme është që keku juaj të qëndrojë në formën e parashikuar në recetë pasi në  të kundërt pjekja do të jetë e keqe.

Nëse keku çahet kjo do të shkaktojë pjekjen e tij më shumë në disa zona dhe do ta lërë pa pjekur në zona të tjera.

Gjithashtu i gjithë brumi do të jetë i thatë e i fortë.

Përse ju shfryhet gjithnjë keku në mes

Nëse torta apo keku juaj shfryhet gjithnjë në mes duke krijuar një gropë kjo do të thotë që jeni treguar të paduruar.

Për të evituar shfryrjen, AgroWeb.org ju këshillon të mos e hapni furrën asnjëherë gjatë kohës që ëmbëlsira po piqet.

Kjo pasi temperatura e nxehtë e furrës fryn dhe rrit volumin e brumit.

Kur dera e furrës hapet kjo temperaturë bie duke shfryrë edhe kekun.

Ju mund t’a kontrolloni nëse është bërë vetëm në 10 minutat e fundit të pjekjes dhe të balanconi kohës e përgatitjes.

Kur keku juaj është shumë i thatë

Nëse e keni pjekur më shumë seç duhet tortën apo kekun që po përgatisni keni vetëm disa mundësi për t’a rregulluar.

Ju mund të zgjidhni t’a spërkasni kekun me ndonjë shurup apo pak sherbet për t’a zbutur pak.

Një mënyrë tjetër është prerja e kekut në dy pjesë të mëdha horizontalisht dhe mbushja e dy pjesëve me krem.

Më pas mund t’i bashkoni si tek proçesi i përgatitjes së një torte.

Shtojini fruta apo shërbejeni me një ushqim tjetër shoqërues si akullorja.

Kur keku nuk është pjekur brenda

Tortat  e mëdha kryesisht me përbërje frutash apo karrotash kanë tendencën të piqen nga jashtë, por jo në brendësi.

Zakonisht në recetë jepet saktësisht mënyra dhe temperature e pjekjes ndaj ndiqeni atë me përpikmëri.

Gjithnjë para se ta nxirrni tortën apo kekun nga furra kontrolloni nëse është gatuar duke përdorur një shkop apo thikë të hollë.

Vendoseni shkopin në qendër të kekut dhe nëse del me lehtësi pa aromë brumi keku është gati.