Sot ne mengjes, ne nje grup mesuesish veterane, publiciste dhe autore librash te gjinive te ndryshme, u takuam, ne lokalin “Galaxy-Bar”, ku fillon Bulevardi i Ri i kryeqytetit. Qellimi ishte per te festuar bashke 7 Marsin, Diten e Arsimit Kombetar Shqiptar. Keshtu, nga Durresi erdhen mesuesit veterane Bajram Gashi e Kadri Tarelli dhe nga fshati Zogaj i Malesise se Gjakoves (Tropoje), ibrahim Hajdarmataj. Ndersa “vendali” ishim une e miku i pandare, Sejdo Harka. Aty erdhi e na pershendeti edhe krijuesja e re, Ganimete Thaçi (Çika Hasjane)…

Bisedat tona ishin te larmishme: per familjet, shkollen e nxenesit tane, per krijimet e botimet e ndryshme etj. Gezimin e festes na shtuan edhe mjaft telefonata,, nga kolege e miq, qe jetojne ne qytete te ndryshem te Shqiperise…

Me kenaqesine e nostalgjine e ketij takimi festiv, u ndame perzemerisht, me urimet me te mira per familjet e secilit dhe me deshiren per t’u takuar perseri, duke patur dhe miq te tjere me ne…

Tirane, 7 Mars 2019