Zeqir Lushaj, NJ, USA,

           -…në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë- (Foto: Hamit Ymaj)

Ka disa vite që Shqipja ia ka mberthye edhe krahët e nuk e lè me lujtë vendit…
Shqipja i asht veshë per parzëm…
Ajo e frymzon…Ka shkrue…Edhe vazhdon me shkrue…
Shqipja me dy krenat e veta asht kafazi i krahnorit të Tij, që e mbushë me frymë…
Ky Burrë ka dy palë mushkni…Prandej, nuk e ndijnë kurrë mungesen e frymëmarrjes…
Po, as frikën nuk e njeh! Mburoja e Tij ngjason me parzmorën e Kastriotit…
Shkrimet e Tij të duken sikur janë shkrue me ngjyren e Flamurit…
Dhe shkelqejnë nga ngjyra e puplave të krahëve të Shqipes,
Asht bash Shqipja e çerdheve të Maleve të Bajram Currit…
A e njihni kush asht?
Asht Miku i të gjithë Atyne që kanë Zemer Shqiptare,
Asht ZEQIR LUSHAJ.
Rrnosh sa Shqipja Yte… që t’ka rrokë aq fort, o Zeqir Lushaj!
                                       

                                                    – Nga Melbourne, Australi –