Një softuer i ri i zhvilluar nga kompania japoneze Vaak mund të përdoret për të identifikuar vjedhësit potencialë të dyqaneve bazuar në gjuhën e tyre të trupit.

Sistemi është i trajnuar për të njohur aktivitetet “e dyshimta” të tilla si nervozizëm apo shqetësim në pamjet e kamerave të sigurisë.

Ndërsa është projektuar për të goditur vjedhjet, me idenë që stafi mund t’i afrohet një hajduti potencial të paralajmeruar njëherë, përpjekjet parashikuese të policisë kanë ndezur shqetësime se njerëzit mund të jenë në shënjestër të padrejtë si rezultat i anshmërive racore dhe të tjera. Sistemi i kompanisë Vaak përdor inteligjencën artificiale për të paralajmëruar stafin ndaj sjelljeve të dyshimta përmes aplikacionit në smartphone sapo të zbulohet diçka në pamjet e kamerave CCTV. Sistemi u përdor vitin e kaluar për të gjetur me sukses një person që kishte vjedhur nga një dyqan në Yokohama.

Mirëpo, megjithatë, firma po synon që teknologjia e saj të jetë një qasje parandaluese. Vaak thotë se sistemi i inteligjencës artificiale mund të dallojë sjelljen normale të konsumatorëve dhe ‘sjelljen kriminale’, siç është fshehja e një produkti në një xhaketë pa e paguar atë. Por, ajo gjithashtu mund të zbulojë se cilat mund të jenë shenjat paralajmëruese të një vjedhje para se të ndodhë në të vërtetë.

Vaak tani po e teston sistemin në dhjetëra dyqane rreth Tokios dhe thotë se teknologjia mund të zgjerohet për të përfshirë aplikacione jashtë parashikimit të krimit, duke përfshirë sistemet e arkës me bazë video. Por, ekspertët paralajmërojnë se këto algoritme do të vuajnë nga anshmëritë si rezultat i të dhënave të tyre të trajnimit. Në këtë rast, personeli mund të lajmërohet dhe të dërgohet për t’u afruar me atë person me shpresën për të penguar vjedhjen.

Një studim i MIT zbuloi se shumë sisteme të njohura të intelogjencës artificiale shfaqin prirje raciste dhe seksiste. Por algoritmet janë po aq të mira sa të dhënat që po përdorin, dhe hulumtimet tona tregojnë se shpesh mund të bësh një ndryshim më të madh me të dhëna më të mira, tha një prej kërkuesve.