Eshtë koha e tensionit maksimal në marrëdhëniet mes Gianni Infantino dhe Aleksander Ceferin, ose e thënë ndryshe mes FIFA-s dhe UEFA-s, dy “qeverive” me peshën më të madhe vendimmarrëse brenda futbollit botëror. Që nga ardhja e Infantinos në krye të FIFA-s, obsesioni i tij nuk ka qenë tjetër, veçse për t’i dhënë më tepër përmbajtje konkurruese organit më të lartë të futbollit botëror.

“Nuk mund të jetë vetëm ai, sepse luhet çdo katër vjet”, – tha Infantino, duke iu referuar Kupës së Botës për kombëtaret e globit. Një kompeticion i ri ishte në mendjen e tij, një formulë që mendohet si më e përshtatshme: Botërori për Klubet, me 24 ekipe pjesëmarrës, që të luhet çdo dy vite. Miliona të tëra për pjesëmarrësit, por jo vetëm, që garantohen nga Japonia si sponsor. Ky opsion do të paraqitet për diskutim, paraprakisht, në takimin e Samitit Ekzekutiv të Futbollit, që do të mbahet në Romë.

Ideja është që të hartohet një strategji, e cila duhet të “driblojë” refuzimin e UEFA-s, të bërë publik javën e kaluar. Ceferin nuk mbështet një formulë të tillë organizimi, sepse i “eklipson” Ligën e Kampionëve; as nuk e pranon idenë e modifikimit të Ligës së Kombeve, të sapo krijuar, në një kompeticion me përmasa botërore. Në takimin e sotëm në Romë pritet të “skicohet” formati i konkurrencës, që do të miratohet më 15 mars nga Këshilli i FIFA-s, në Miami.

Infantino kishte disa muajt që e kishte frenuar nisjen e projektit të ri, duke parë opozicionin e Ceferin. Ky i fundit pretendonte se kishte mungesë informacioni, ndaj nuk mund t’i thoshte “po” një hapi të tillë. Javën e kaluar doli hapur, në emër të UEFA-s, duke thënë “jo”. Në atë kohë, strategjia e zgjedhjeve ishte planifikuar nga kreu i presidentit të FIFA-s dhe maturia në raport me federatat dhe UEFA-n u bë një vijësjellje e Infantinos.

Tani e dini se ai nuk do të ketë rival në zgjedhjet e qershorit, ndaj për këtë arsye ka dorë të lirë për të nisur projektin në fjalë, me shpresën e materializimit konkret në vitin 2021. Distanca mes qëndrimit të FIFA-s dhe UEFA-s duket se bëhet më e madhe çdo ditë dhe pozicionet më të largëtat e mundshme.

Pozita e klubeve europiane, përmes ECA, është refuzimi total i propozimit, të paktën deri në vitin 2024. Në lojë janë të ardhurat e mëdha financiare, që klubet europiane përfitojnë nga Liga e Kampionëve, ndaj ky kompeticion po mbrohet më forcë nga UEFA, që të mos “eklipsohet” nga një tjetër, i organizuar prej FIFA-s.