-Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, merr përsipër që të bashkëpunojë me të gjithë faktorët kontribues për ndriçimin dhe aktualizimin e figurës së klerikut e patriotit bytyças, Pal Zogaj-

-Në Zogaj të krahinës Bytyç, Malësia e Gjakovës, identifikohen gjurmët e rrënojave të një kishe të vjetër si dhe një mori varrezash të vjetra për rreth tyre-

Historia e popullit tonë në këto troje është e lashtë sa vet historia e njerëzimit, por harresa e kujtesës historike, e ndikuar nga faktorë të shumtë e të ndryshëm nga njëri-tjetri, e ka berë në masë të konsiderueshmë punën e saj negative duke pasë disa figura historike pak ose aspak të ndriçuara nga ne, pavarësisht se ato kanë egzistuar dhe ka të dhëna për to, të cilat duhen gjurmuar kudo që të ndodhen ato. Është fatale për atë individ, familje, vëllazëri, fis e popull, i cili nuk e din rrjedhën e tij historike, por vegjeton organikisht sikurse të kishte mbirë në arën e misrit dhe pret të korret nga koha, sikurse dhe bima e misrit për t’u lidhur çubë e më pas të kullotet nga bagëtia.

Duhet ndërgjegjësuar vazhdimisht, që ajo pjesë e asaj çka nuk dihet nga historia jonë, kur është dhe e sipërfaqshme e aq më keq kur është keqinterpretuar, që ta intrigojnë e integrojmë çdonjërin t’i thërrasin vetëdijes për të mësuar sa më shumë prej saj, për të ditur kush kemi qënë, kush jemi dhe si do jetë prespektiva jonë e zhvillimit, nga individi, familja, lagja, fshati zona, krahina dhe gjithë shoqëria shqiptare. Sepse fqinjët tanë na e kanë përvetësuar historinë e popullit tonë, së bashku me territoret e shpopulluara dhe të asimiluara prej tyre.

Duke mos u pajtuar me tendencen e indiferences nga vet ne për sa i përket historisë së popullit tonë, duke u përpjekur për të lëvizur në kahje të kundërt të asai tendence, prej më shumë se sa 9 të vitesh kisha rënë në gjurmët e disa të dhënave që vinin nga thellësitë e shekujve, të cilat do të sherbenin si një fill që na shpie në gjurmët e historisë së krahinës së Bytyçit, e jo vetëm të saj, duke ndriçuar figura historike të mbetura të errta për nga njohja gjatë kohërave.

Konkretisht, duke filluar nga data 24 prill 2009, kur në Institutin Albanologjik të Prishtinës takova prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, dhe së bashku jo vetëm folëm por edhe u dakortësuam me një gadishmeri të plotë për të bashkëpunuar, me qëllim  aktualizimin, studimin, hulumtimin dhe ndriçimin sa më të plotë të emrit, figurës,dhe kontributeve shoqërore të një personaliteti të cilin e kishte mbuluar harresa, përkunder kontributeve të tij jo vetëm fetare, por edhe ato shoqërore e të arsimit shqip, konkretisht për Pal Zogaj, i cili kishte qënë nga Zogajt e krahinës Bytyç, Malësia e Gjakovës.

Pra sipas të dhënave paraprake, ai kishte qënë një personalitet jo vetëm i përmasave lokale, por edhe i përmasave kombëtare, për sa iu përket kontributeve të tij jo vetëm për fenë, por edhe për dijen, ndërgjegjësimin kombëtar të pasuesve, dijen, kulturën dhe gjuhen shqipe.

Me sa duket në kësi rastesh kur nuk vepronin dhe kontribuonin institucionet e shtetit, ashtu sikurse edhe për çdo gjë tjetër, me apo pa dashje, duhet te piqen disa kushte të apo pa pavetëdijshme që jo vetëm mendimin, por edhe aksionin ta çojnë përpara.

Kjo ndodhi edhe për rastin në fjalë, kur pas datës 24 prill 2009, që ishte biseduar për herë të parë për këtë temë, u desh që jo domosdoshmërisht të kalonte një kohë, e pikërisht në mrëmjen e datës 26 tetor 2018, të realizohej enkas për këtë temë, takimi me z. Zymer Ujkan Neziri në prani të Ibrahim Hajdarmataj dhe Kujtim Gjedia, i cili ashtu sikurse edhe në fillim ishtë shumë i gatshëm dhe diskutuam me preokupacion e angazhim të ri për këtë qasje, për sa i përket ndriçimit dhe aktualizimit të figurës e kontributit shoqëror të Pal Zogajt.

U përcaktuan qasjet më të përshtatshmë që do shërbenin për këtë qëllim, u përcaktuan masat paraprake, morëm përsipër detyrat që gjithsejcili mundet t’i çojë përpara, me qëllim që në takimin më të parë të vendosim pikat mbi “i” e të përcktojmë aktivitetin apo veprimtaritë e ndryshme për t’ia filluar kësaj teme.

Me këtë rast duhet vënë në dukje se karriera shoqërore dhe fetare e Don Pal Zogajt i mori fillesat e veta që atëherë kur, sipas të dhënave që janë siguruar nga burime të sakta arkivore, pasqyruar edhe në librin me titull: “Arqipeshvinja Shkup-Prizren në Shekullin e XVIII-të”, të botuar në Osjek në vitin 2000 nga autori Frrok Zefi, mes tjerash rezulton se në to është shkruar tekstualisht:

“Gjon Nikollë Kazazi, Arqipeshkv i Shkupit, lajmeronë më 25 prill të vitit 1748, sekretarin e Kongregatës që në Kolegjin Urbanian në Romë po e dërgonin të riun Pal Zogajn nga famullia e Zogajve, prej së cilës nuk kishte pasur deri tani asnjë student në Kolegjin Papnor, edhe pse aty jetojnë besimtarë të mirë, të cilët që nga kohrat e lashta janë krishterë.” (ASCPF.SC.servia, v.1, f.404 rv.)

Don Pal Zogaj kishte lindur në Zogaj afër Gjakovës, i ati quhej Jakob dhe ishte nip i don Pjetër Zogajt-të riut. Për studimet në Kolegje italiane është përgaditur në Gjakovë te arqipeshkv Gjon Nikollë Kazazi.

Kishte studiuar në Kolegjin Urbanian të Romës, ku kishte arritur më 10 mars të vitit 1749 në moshën 16 vjeçare, ndërsa në Kolegj e kishtë zënë vendin e quajtur “di Spinola.” .

Sipas regjistrit të studenteve të Kolegjit për vitin 1749, Pali studionte lëndët e gramatikës latine, ndërsa sipas regjistrit të vitit 1756, Pali studionte vitin e dytë të shkencave filozofike. Meqë ishte me prejardhje nga fshati Bria, ai çdoherë kur firmosej shtonte nofken “Brija”.

Betimin e detyrueshëm e kishte bërë në Kolegjin Urbanian të Romës me 20 shtator të vitit 1752. Formula e betimit të ti fillonte: “Unë, Pal Bria nga Zogaj i biri i Jakobit…”.

Në formularin e njejt të betimit rektori i Kolegjit Urbanian kishte shenuar për studentin Pal Zogajn një karakteristikë shumë lavdëruese: I riu, shumë i zgjuar, me mençuri të veçantë, tregon se mund të jetë i shpërblyar.”(229-230)

Sikurse shihet, në këtë rast, bëhet fjalë për një periudhë pak më shumë se sa 270 vjet më parë, kur një i ri nga Bytyçi, i cili ka lënë gjurmë në histori, edhe pse në drejtimin fetarë e merr rrugën e shkollimit, për t’u shkolluar në shkollën më të mirë të kohës për atë drejtim që kishte atëherë Europa.

Kolegjin Urbanian të Romës e kishte themeluar Papa Urbani i VIII-të në vitin 1627, të cilin e drejtontë Kongregata për Përhapjën e Fesë e në të cilin Pal Zogaj ka studjuar pas afër 120 vite përvoje të atij kolegji.

Por duhet shtuar se gjatë viteve 1623 deri në vitin 1797 edhe në Kolegjin Ilirik të Loretos kanë studiuar disa të rinj nga Ipeshkvia Shkup-Prizren, ku ka pas edhe Bytyças të tjerë, sikurse ka qënë Pjetër Bytyçi nga Zymi (student i Loretos, doktor i filozofisë dhe i teologjisë); Domenik Bytyçi nga Prizreni; Pjetër Zogaj nga Gjakova; Ndre Bytyçi nga Gjakova; Zef Bytyçi nga Zymi i Hasit në Prizren.

Nga Letra e 20 majit të vitit 1781 që Arqipeshkev Mateaj Mazreku e informon kardinalin përfaqësues të Kongregatës për Përhapjen e Fesë, del se Don Pali, i cili kishte ikur që në vitin 1771 në Osiek si instruktor i gjuhës shqipe për fëmijët e këlmendasve atje, dhe pas vdekjes së pazakontë të Pjetër Zogajt, në vëndin e të cilit për pak kohë ishte emëruar Don Zef Berisha, ky i fundit transferohet nga Arqipeshkvi për në Gjakovë në Maj të vitit 1781 dhe me t’u kthyer nga Kroacia ky Arqipeshkv, Don Palin e emëron famulltar në Zogaj, në vendlindjen e tij, duke e zëvendësuar Don Zef Berishën.

Kurse nga Letra e 30 korrikut të vitit 1781 që arqipeshkv Karagiqi i shkruan Kardinalit përfaqësues të Kongregatës, ndër të tjera, thotë:

“Gjithashtu e njoftoj lartëmadhërin tuaj se atyre besimtarëve të gjorë në Zogaj iu kam dërguar vëllain tim, Zefin, si famulltarë, pas vdekjes së Don Palit, i cili edhe gjatë kohës sa ishte mësues i këlmendasve në Hungari, nuk kishte aspiratë për përkushtim ndaj Zotit, por ishte, çfarë edhe kishte mbetur, i mbushur me vese të ndyeta, të djallëzuara dhe plot luteranizma, për atë shkak edhe ka përfunduar si Luteri”.

Nga të dhënat e korrespodencës së shkëmbyar në mes arqipeshkëve të Shkupit dhe famulltarve që shërbenin dhe kishin shërbyar në famullin e Zogajve, del se dom Pal Zogaj, pak kohë pasi ishtë kthyer në vendlindjen e tij për të sherbyar si famulltar, kishte pas një vdekje të “pafat”, në verën e vitit 1781 (në mes periudhës 18 maj të vitit 1781-30 korrik 1781).

Nga të dhënat arkivore del se dom Pal Zogaj në moshën 16 vjeçare, më 10 mars të vitit 1749, arrin në Kolegjin Urbanian të Romës, pasi mbaron Kolegjin shërben në disa vende, dhe në fund kthehet si famulltar në famullin e vëndlindjes në Zogaj, për të pasë një vdekje të “pafat” në verën e vitit 1781.

E shohim të arsyeshme që t’i bëjmë të njohura, edhe për lexuesit e gazetës “Tropoja”, disa të dhëna të përmbledhuara për Pal Zogajn.

Pal Zogaj (1733-1781),- i lindur në fshatin Zogaj të Krahinës Bytyç më 1733, -ishte nxënës  i Gjon Nikollë Kazazit në Gjakovë, kurse shkollimin dhe studimet i ka kryer në Itali gjatë viteve 1749-1760. Nuk ishte veçse 16 vjeç kur, më 10 mars 1749, hyri në Kolegjin Urban në Romë. Studimet i kreu në Romë. Studioi gramatikën, filozofinë dhe teologjinë. Meshtar u shugurua më 1760, në moshën 27 vjeç. Në Kosovë ka shërbyer gjatë viteve 1760-1769. Fillimisht u emërua në Janjevë, më 1760. Shërbeu pastaj në Prizren, e përsëri në Janjevë. Më 1765, u dërgua në krahinën e Rugovës, në Pashkë, për dënim, nga Matej Mazreku, Arqipeshkv i Shkupit.-Arsyetimi: person konfliktues.-Dy vëllezërit e tij kishin kaluan në islam. Në Janjevë, përsëri, më 1769. Në Kroaci ka sherbyer gjatë viteve 1771-1779. Në Osjek, fillon më 20.12.1771. Interesimi i tij ishte për Gramatikën Shqipe. Në Zagreb, edhe aty, për të sherbyer si klerik, shkon në vitin 1773. Në Hertkovc, shkon në vitin 1776, te pjesëtarët e fisit Kelmend.  Në  Shid, në vitin 1778. Në Vjenë, më 1779, kur Oborri Mbretëror e tërhoqi nga shërbimi. Kthimi i tij në vëndlindje bëhet në vitin 1780, si famulltar në Zogaj, i emëruar nga Mazreku, Arqipeshkv i Shkupit. Vdes më 1781. Mbetet për t’u evidentuar vendi se ku është varrosur si dhe pasardhësit që i përkonin trungut të tij familjar.

Të dhëna me burime arkivore mjaft interesante dhe të pa trajtuara ndonjëherë aq detajisht i ka bërë autori i librit “Arqipeshvnija Shkup-Prizren në Shekullin e XVIII-të”, të botuar në Osjek në vitin 2000 nga autori Frrok Zefi, i cili ka sjellë të dhëna me rëndësi historike.

Gjatë shekullit të XVIII-të, përveçse që janë shkolluar në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe në Kolegjin Urbanian në Romë, del se ka pasë edhe Bytyças klerik të tjerë nga krahina apo të migruar përrreth saj, të cilët kanë shërbyer si famulltar në Arqipeshkvin e Shkupit (në të cilën përfshihej edhe territori i krahinës së sotme të Bytyçit), sikurse ka qënë Don Pjetër Zogaj-ish misionar i asaj Arqipeshkvie, Don Domenik Bytyqi (Prizreni) (ish student i  Kolegjit Ilirik të Loretos), Don Tomë Zogaj, (ish student i  Kolegjit Ilirik të Loretos).

Nga raportet kishtare të shekullit të XVIII-të del se nga të gjitha famullitë e Arqipeshkvnisë së Shkupit, vetëm famullia e Zogajve, e cila ishte e mbuluar me kashtë, shumë e papërshtatshme, e cila shërbente edhe si kishë, kishte një pronë të vogël, luadh, ndërsa famullia e Prizrenit kishte një vreshtë.

Nga korrespodenca dhe raportet e arqipeshkëve të Arqipeshkvnisë Shkup-Prizren në shekullin e XVIII-të, mësohet se që së ma paku qyshse në vitin 1706, në Zogaj ka egzistuar famullia, e cila ishte me rëndësi të veçantë për kohën e vet.

Në letrën e vitit 1706, arqipeshkv Pjetër Karagiqi lajmëron se në famullitë e Gjakovës dhe të Zogajve shërbejnë misionaret françeskanë. Strehoheshin në Zogaj, ku edhe merrnin ndihmen prej 20 shkudash në vit. Me këto dy misione kishte 2.100 antarë besimtarësh të krishterë, nuk kishte kishë në asnjëren nga misionet. Mesha, asokohe, shërbehej në kapelën e françeskanëve dhe nëpër shtëpia.

Nga raportet dhe korresodencat kishtare  bie në sy se në shekullin e XVIII-të, famullia Zogaj ishte njëra nga 10 famullitë e Arqipeshvinjës së Shkupit, e cila shënonte në vitin 1771, gjithsejt 1.200 besimtarë. Famullitë janë: Peja, Gjakova, Zogaj, Prizreni, Janjeva, Letnica, Kratova, Shkupi, Rugova dhe Zymi i Hasit të Prizrenit, i cili ishte dhe është i populluar edhe sot e kësaj dite me shumë Bytyças, të cilët kanë migruar për atje nga krahina e Bytyçit.

Nga sqarimet e arqipeshkv Mateja Mazreku, i cili në vitin 1760, e sqaron Kongregatën se Zogajt dhe Gjakova janë dy famulli të veçanta. Zogajt është fshat 9 mila larg Gjakovës, që shtrihet në viset kodrinore-malore, e që nën juridiksion kishte shumë fshatra me shumë besimtarë të krishterë.

Në kishën, e cila ndodhet në shtëpinë e famullisë, e cila është e mbuluar me kashtë dhe është gjysmë e rrënuar, arqipeshkvi kishte shërbyer Meshën Pantifikale.

Në viset përreth Zogajve kishte 20 fshatra, në të cilat kishte besimtarë të krishterë, por arqipeshkvi nuk i kishte vizituar nga frika e dhunës, të cilen e ushtronte kahraman Pasha i Pejës, i cili kishte filluar një ekspeditë ushtarake nëpër viset e Shqipërisë që të mblidhte para, e që duhej t’i jepnin varfanjakët e gjorë të atyshëm.

Arqipeshkv Matej Mazreku në Letrën e vitit 1764 kishte shënuar se në Zogaj kishte 13 shtëpi të besimtarëve me 251 antarë. Shtëpia e famullisë ishte e djegur e tëra.

Nga të dhënat e Aktit, që i bashkëngjitet letres, arqipeshkv Pjetër Karagiqi, mbi vizitën kanonike të Arqipeshvisë së Shkupit në vitin 1725, ka cekur: “Në qytetin e Gjakovës misionar apostolik është don Gjon Gjoni. Qyteti ka 16 shtëpi besimtarësh me 75 antarë. Fshatrat të cilat i përkasin këtij misioni janë: Sogagni me 11 shtëpi e 115 antarë; Troppopogna me 13 shtëpi e 250 antarë; Babagni me 25 shtëpi e 80 antarë; Stavilezzi me 6 shtëpi e 10 antarë; Ossechume  4 shtëpi e 8 antarë; Prusci me 2 shtëpi e 6 antarë; Deva me 4 shtëpi e 102 antarë; Coronizza me 3 shtëpi e 9 antarë; Crostenica me 3 shtëpi e 10 antarë; Degha me 8 shtëpi e 30 antarë; Rusta me 6 shtëpi e 32 antarë;  Rodogosti me 15 shtëpi e 80 antarë; Battucci me 18 shtëpi e 50 antarë; Giebenchu me 1 shtëpi e 5 antarë; Babat me 2 shtëpi e 6 antarë; Gramocelli me 4 shtëpi e 12 antarë; Duiacha me 3 shtëpi e 9 antarë; Scipsciani me 1 shtëpi e 4 antarë; Luscia me 14 shtëpi e 90 antarë; Bottuscia me 2 shtëpi e 4 antarë.

Pra, një pjesë e fshatrave të krahinës së sotme të Bytyçit, së paku gjatë viteve 1725, por edhe gjatë shekullit të XVIII-të, del se kanë qënë të mbuluara me sherbimin fetar katolik nga Misioni Katolik i Famullisë së Gjakovës, kurse një pjesë nga Misioni Katolik i Famullisë së Zogajve.

Nga të dhanat e deritanishme mund të thuhet se Pal Zogaj ishte i pari i ri nga kjo krahinë dhe regjioni për-rreth, që jo vetëm u shkollue, por edhe la një emër të ndritur në rrugën e dijes, atë fetare dhe kryesisht edhe të patriotizmës shqiptare.

Deri tani puna më e lavdrueshme, dhe thuajse e vetmja, është realizuar nga ana e Frrok Zefit (në kroatisht Frok Zefiq), i cili si temë diplome të studimeve filozofike-teologjike, të cilat i ndoqi në Gjakovë, Sarajevë dhe diplomoi në Zagreb, është mbrojtur nga ana e tij pikërisht tema: “Don Pal Zogaj, instruktor i gjuhës shqipe dhe edukator i rinisë Kelmendase”, temë e cila ka sjellë një risi për historiografinë jo vetëm atë kishtare, por për pasojë e lidhje korrelative edhe për historine shoqërore jo vetëm të krahinës së Bytyçit, por edhe atë të regjionit përreth dhe kryesisht për historinë e Gjuhës Shqipe të shkruar në tërësinë e saj.

Në gazetën “Shqiptarja.com”, e datës 18 gusht 2018, Mark Palnikaj ka shkruar se: “Më datën 13 maj 1776, në adresë të Këshillit Mbretëror Kroat, arriti vendimi me shkrim i Mbretëreshës në të cilin bëhej me dije se botuesi i Oborrit Mbretërorë Trattner është i detyruar që në shtypshkronjën e tij në vazhdim të bëjë shtypjen e “Gramatikës Shqipe” të Zogajt.

Për historinë e asaj treve, si rezultat i zhvillimeve historike të disfavorshme, ka pasur më shumë gojëdhëna, të cilat edhe kanë ardhur duke firuar në kohë rrugës ndër dekada dhe shekuj, por më pak të dhëna sepse deri tani edhe kanë munguar studimet e mirëfillta, nuk kanë qënë mundësitë e studimit të arkivave me rëndësi jashtë vendit, si dhe nuk jan kryer ekspedita, kërkime dhe studime arkeologjike.

Por në harmoni me të dhënat e tjera, një burim me vlera është edhe zbërthimi i toponimisë se vendeve të ndryshme nga kjo krahinë, të cilat janë bërë pjesë organike e kujtesës së popullit, të cilat janë e duhet të shërbejnë si gjurmë të dobishme për të çuar drejt zbërthimit të shumë enigmave dhe ndriçimit të shumë e shumë padijenive për historinë tonë.

Duhet thënë se në mungesë të një interesimi përparsorë i bie që të jemi një popull pa histori, dhe si e tillë vetëvetijshëm  edhe pa ndonjë prespektivë dhe të ardhme të merituar, por njësoj sikurse të ishim “farë e panjohur” e mbjellur dhe e mbirë në arat e misrit.

E më së miri i shkon për shtatë ky krahasim, sikurse të kishim mbirë në arat e kooperativave bujqësore, sepse ajo periudhë ka ndikuar më se shumti negativisht që kujtesa historike të pësonte shkëputje tektonike të fuqishme, pasi më parë në mungesë të shkollave, kishte lojtur një rol parësor “Oda e Burrave”, si institucion i formimit shoqëror dhe tradicional, i cili gjatë asaj periudhe, në saje të kushteve social-ekonomike të reja, që u imponuan u shkatërrua plotësisht si i tillë.

Por duhet sjellur në vemëndje, për sa bëhet fjalë në këtë temë, në këto gjurmime historie, se krahas ateizmit të periudhës së monizmit, kësaj harrese historike në tërësi dhe po ashtu edhe për krahinën e Bytyçit në veçanti, i kanë kontribuar më së shumti sundimi shekullor ottoman, i cili zgjati në trojet tona prej afro 500 vjetësh, që me hir apo me pahir e shtrini ndikimin e vet me gjithë pasojat e tija edhe në Zogaj të Bytyçit.

E megjithatë, nga e kaluara jonë jo vetëm historiko-shoqërore, por në veçanti ajo e krishterë, flasin edhe toponimet e vendeve të krahinës Bytyç, sikurse janë ato për lagjen e Xhuxhëve në Zogaj, që thuhet sot e kësaj dite “te kishaxhitë” edhe pse aty prej jo më pak se sa dy shekuj të gjithë banorët janë të besimit muhamedan.

Biles, sikurse ka dëshmuar Gani Isen Aliaj, në vitin 1952, kur ai ka qënë në moshën 13 vjeçare, aty janë gjetur edhe artfakte të ndryshme gjatë germimeve për themelet e ndërtimit të një banese sikurse ishin: 1)-Vorbë dheu, 2)-llulë guri për duhan, 3)-rrotull boshti prej guri si dhe 4)- grurë i karbonizuar.

Në Bytyç ka edhe vënde të tjera, toponimet e të cilave, flasin për parardhësit tanë të krishterë, sikuse janë në fshatin Prush, lagja Xhuxh, me emrat e vendeve “Lugu i Gjelës”, “Kroni i Gjelës” në fshatin Zogaj, lagja Gjediaj, është vendi që thirret “Suka e Gjelës”, “Arat e Gjelës”. Kurse në fshatin Çorraj, lagja Gjediaj, janë vëndet që thirren, “Kroni i Shalës”, “Livadhet e Kolës”, në lagjen Demaliaj të fshatit Pac, është një burim që thirret “Kroni i Kishës”, etj.

Por, në Zogaj, është një vend i cili ka qënë shumë i përshtatshëm për ngritje objektesh të kultit, dhe thirret “Suka e Gjelajve”, ku gjënden sot e kësaj dite gjurmët e një mori varrezash të vjetra, në mesin e të cilave, në kuotën më të lartë të asaj suke, gjendën rrënojat e mureve të një ndërtese e cila në sajë të traditës, pa medyshje se duke u ndodhur në mes të atyre varrezave ka qënë një kishë, për të cilën, sot e kësaj dite, janë ruajtur në popullsinë e atij vendi gojëdhëna për egzistencën e saj.

Që në Zogaj ka pasë një famulli, e cila ka funksionuar efektivisht si e tillë për Zogaj e rrethinë, por edhe për Gjakovën, atëherë kur vëndi ishte i pushtuar nga Otomanët, nuk ka asnjë mëdyshje, sepse ka dokumenta të shumta të cilat e provojnë një gjë të tillë. Por, për t’u individualizuar e përcaktuar vendi se ku ka qënë ajo famulli, nuk ka të dhëna të konfirmuara deri më sot.

Por gjasat janë thuajse të plota se në majën e asaj suke, ku janë sot e kësaj dite, konturet e rrënojave dhe themeleve të një ndërtese me gurë afërsisht 80 cm. gjerësi muri, me një gjatësi afërsisht 9 ml dhe gjerësi 8.5 ml, të cilat u eksploruan enkas për këtë qëllim nga Agron Isa Gjedia, shoqëruar më një interesim të veçantë nga Kujtim Muharrem Gjedia dhe dy djemtë e tij, Enes dhe Amir Kujtim Gjedia. Por u konstatue se aty ishin bërë disa gërmime pirateske, të cilat sikurse u informuam ishin kryer natën para dy vitesh nga njerëz të paidentifikuar, dhe dy gropa gjenden sot e kësaj ditë në të cilat duken të qarta gjurmët e gërmimeve.

Tani mundësia për egzistencën e një gjëje të tillë përforcohet më së shumti nga shënimet që janë gjetur në Arkivat e Vatikani, për egzistencën, përhapjen dhe shërbesat ndaj fesë katolike në këtë vend.

Ajo Sukë, e cila gjendet në pjesën fundore të Fushës së Zogajve, e mbyll atë  si pjesë e ngritur mbi lumen e Skatinës që përshkon zonën, për të dominuar edhe mbi pjesën tjetër që është poshtë saj, duke qënë thuajse vendi më i përshtatshëm për një gjë të tillë, sepse është në rrëzën e një Shullani, i cili së bashku me sukën shtrihen në këmbët e malit Oplas, dhe përkarshi iu qëndrojnë disa kodrina, më pas fusha e shtrirë dhe disa kodra dhe qafat e disa  kreshtave, për t’u qarkuar nga disa maja malesh që kufizojnë horizontet përrreth.

Në morinë e obligimeve që i kisha vënë vetes në planin shoqëror ishte edhe për sa e për çka kishte dalë në diskutimin e zhvilluar prej më shumë se sa 10 vitësh në Insitutin Albanalogjik të Prishtinës, me prof. Zymer Nezirin lidhur me një figurë të shquar Bytyçase, i cili kishte jetuar dhe milituar për dije, shkencë, fe dhe patriotizmë shqiptare para më shumë se sa 270 vitesh, Pal Zogaj, një klerik që la gjurmë të pashlyeshme në histori.

Me daten 26 tetor 2018, në prani të Ibrahim Hajdarmataj dhe Kujtim Gjedia, në Prishtin u organizua një takim me prof. dr. Zymer Ujkan Neziri. Kurse, më datë 28 tetor 2018, nga ana ime, u organizue një takim me patër Ndue Kajtazi, me Famulltarin e Gjakovës, nga Zymi i Hasit-Prizren, por me origjinë të hershmë nga Bytyçi.

Programojmë që në bashkëpunim më Patër Ndue Kajtazi, me Famulltarin e Gjakovës, me studiuesin Frrok Zefi, me prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, intelektualët e krahinës dhe të tjerë nga vendi dhe trojet etnike shqiptare, me Pushtetin Vendor në Tropojë, Gjakovë e gjetkë dhe, sipas rastit, edhe atë Qëndror në Shqipëri dhe në Kosovë, për:

1)-Të sigurojmë një bashkëpunim dhe të aktivizohen të gjitha burimet njerëzore që kanë mundësi të kontribuojnë me studime dhe të dhëna për jetën dhe aktivitetin e Pal Zogajt.

2)-Bashkëpunimi me Pater Ndue Kajtazi, Famulltar i Gjakovës, për ngritjen e një kapele kishtare me ambjente përrreth, duke ngritur edhe një museum aty, të cilat të shërbejnë si vende pelegrinazhi dhe vizitash turistike e historike, por edhe manifestimesh në raste datash të shënuara.

3)-Sigurimin e bazës materiale dhe historike për kthimin e atij vendi si vend pelegrinazhi ne data të caktuara me vëmendje e të justifikuara shoqërore, si dhe ne datëlindjen e Pal Zogajt.

4)-Për Pal Zogaj të organizohet një “Akademi Përkujtimore”.

5) – Po ashtu, për Pal Zogaj, të organizohet një konferencë shkencore.

6)-T’i propozojmë Bashkisë së Tropojës (Këshillit të Bashkisë) që një sheshi kryesor në qytetin e Bajram Currit t’i vihet emri “Pal Zogaj”, duke i ngritur edhe një shtatore.

7)-Hulumtime në Arkivat e Vatikanit, jo vetëm për Pal Zogaj, por edhe për historinë e krahinës së Bytyçit, të rrethinës së saj, në harmoni me historinë e Malësisë së Gjakovës dhe të qytetit të Gjakovës.

 

Burimet:

 

1)-Libri:Arqipeshvinja Shkup-Prizren në Shekullin e XVII-të”, të botuar në Osjek në vitin 2000 nga autori Frrok Zefi.

2)-Libri:Shqiptarët Kelmendas në Hrtkovc e Nikinç” (1737-1997), Bashkësia Shqiptare në Republikën e Kroacisë, Zagreb, 1997, 238 f., nga autori Frok Zefiq (Frrok Zefi). /Autori Frrok Zefi është famulltar në Kroaci, në qytetin Osjek, në Brijetsë. Ka lindur më 10.10.1961 në Binçë, Kosovë. Ka mbaruar studimet filozofike-teologjike në Gjakovë, Sarajevë dhe Zagreb/.

3)-Takim konsultatimi më 24. 04. 2009 në Institutin Albanologjik të Prishtinës me z. Zymer Ujkan Neziri.

4)-Takim organizativ realizuar më datën 26.10.2018, enkas për këtë temë, me z. Zymer Ujkan Neziri në prani të Ibrahim Hajdarmatajt dhe Kujtim Gjediajt,

5)-Gazeta “Shqiptarja.com”, e datës 18 Gusht 2018, shkrimi me autor studiuesin Mark Palnikaj.

6)-Ekspeditë hulumtuese në Zogaj, realizuar më datën 28.10.2018, në rrënojat e famullisë së Zogajve, shoqëruar nga Kujtim Gjedia, antar i Kryesisë së Shoqatës “Bytyçi”, Enes Gjedia, nxënës i klasës së 7-të dhe Amir Gjedia, nxënës i klasës së 5-të të shkollës 9 vjeçare “Hoxhë Zogu”, Zogaj – të apasionuar pas historisë e dijeve.

7)-Gazeta “Tropoja”, Nr.2, Tetor 2018, faqe 9.

8)-Me datën 28.10.2018, nga ana ime, u organizue në Gjakovë, në ambjentet e kishës, një takim bashkëpunues me Pater Ndue Kajtazi, bytyças nga Zymi i Hasit, Prizren.

9)-Intervistë me Xhemajl Isuf Neza i Zogajve.

10)-Intervistë me  Gani Isen Aliaj i Zogajve.

Për Shoqatën Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren

Kryetari

Av. Agron Isa GJEDIA

Gjurmë të një kishe të vjetër në Zogaj të Bytyçit të Tropojës

Av. Agron GJEDIA i Bytyçit të Tropojës me prof. dr. Zymer Nezirin e Kosovës