Tufalakim poetik nga Ismet TAHIRAJ

DERI TE HILANDARET

Më ditë  ku është  udha

Aty  ishte kroi

Me tutje gardhi i dafinave te rrejshme

Si mburojë,

Qoflargun duhet më përqaf

Si Zerva kur te shtje në  lojë.

Mbas dillit te  ikur  pas mështeknave

Vjen  vrulli me vjell

Si  kërpnaja derdhë,dredhë.

Pas qasteve  u ngriten rastet e qasteve

Disa me  më koka gozhash

Disa me  me vrima për  penjë gjylpërash

I arrnon ferrat  medet.

Deri te Hilandaret   ishte pyrgu

Ne trojet e mbetura  shkret.

 

NDER VARRE

 Nder varre të vdekurit qetësish rrinë

Bora e bardhë i mbulon

Kujton se është qefin

skanoret më s’ ngrijnë

E s’kanë  llahtarinë.

Lluca ,uji , i pandashem

Veç  te pasurit  plasariten

Qielli detyrë   po e kryen.

 

DOLI E META

Një e  metë  që  doli  nga e meta e metë

Lëvarej nga yjet

Një  litar

Dhuratë  për qafat e viergjërta

Për shpatullat kyeneqe

Te një rrëpire te kaltër te  detit o zot

Ku pulebardhat  kakarisnin

Në shenjë  dergje

Mbi pragjet e shkreta.

Nga qielli pikonte një  zjarr i ftohet

Ama zjarr akull

Qe tirrte   truqe  këndeve

Kur lodronin yjet mbi pisha.

I qelibart  dilte  nuri i fundit

Dhe beza e pabesë  e  hurit.

 

NGA SHEGERTET

Uji  ,soset  me ujin

Me baltën soset uji

Plaga kullon

Mbi trojet tona

Nga hamshoret shegert ..