Tufalakim poetik nga Ismet TAHIRAJ

UJORE

Ujërat nëse shkojnë   turbinave

E nuk kthehen shtratit  te vet,

Do të ishte zhurmë  çakallash

Ne stinën pa pubritet.

As ne lugje nuk do ndalesh

Ujori te shtje ne shtjellje   plevicash

Je apo nuk  je Januare  rezistence

Mes tulipanve  si hije  e vjetër.

Ta dijsj se ne shtratin  e ujit

Ta bekon peshku,

Mos I mërrol stinët

Si thehet  amfores ornamenti.

As gjë beso as gjë  ne kohë

Nuk fiton as  zarin veç  vdekje e shpirtit

Ne shtratin e ujit ,kristalor , yllor

Mëngjezeve te hershme   te kësaj botshme

Sipër nesh rrin si  akejet pishat gjelbroshe

Me gostin e tyre  shembullore

Si çel dielli  ,çel syri ,çel ëndrra

Po çadra kahmot te kam thënë

Mbeti   pang ,pa kalamaj

Uji I turbinave na vret për ditë

Pa shtratin e  peshqve dhe kristalin madhor.

 

E DI

E di qe udhës  te fushave tuaja

E lodhur nga  vatje ardhje

I rreshkenin eshtrat  ne illixhet  e famshme

Me eliksirin  ilir

Po fusha kishte grunajat

Dorë  e vashës  përgdhelte kallinjë

E fusha merrte  zjarr

Tutje e Shibenik

Me trokun e kuajve

Me shami mëndafshi krihve

E di

Atyr  fusheve

Vrapoje ti  Janare ,Ujore

Deri ne rrudhat e pleqërishtës

Qe fshehtës te godet

Çekani I  motive

Hej do thyhet

Bluda e  përbashket

Si spirra xhami ne hekurishte

Mos te  yshtin te tjerët

Se yshtjet te joshin

Pastaj te varen si lak ne fyt

Mbetur udhëve  gisht ,hije e harruar

Veç  trumcaku te vajton

Dhe humbella errët si hon.