XDR, një printer dore me ngjyra

I zhvilluar nga PrintDreams me bazë në Stokholm, XDR është një printer dore me ngjyra që lidhet përmes wirelessit me një aplikacion në smartphone.

Grafika me ngjyra të plota janë krijuar në atë aplikacion, dhe më pas transmetohen në PrintBrush. Një kabllo USB mund të përdoret gjithashtu për të transferuar të dhëna, dhe deri në katër skedarë imazhesh mund të ruhen në memorien e brendshme të XDR-së, kështu që mund të përdoret më vonë pa një smartphone, tablet ose laptop të pranishëm.

Për të printuar grafika ose shkrijme të ndryshme apo imazhe, përdoruesit thjesht lëvizin pajisjen në “pothuajse çdo sipërfaqe”, duke shkuar nga e majta në të djathtë ose nga e djathta në të majtë. Duke përdorur një sensor optik dhe një njësi matëse inerciale, XDR përcakton drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes, printimin e grafikës në mënyrë që të kryhet me sukses i gjithë procesi. Duhet të theksohet se PrintBrush aktualisht nuk mund të shtypë grafika që zënë të gjithë faqen, pra me përmasa të mëdha edhe pse është duke u punuar nga kompania për ti shtuar një aftësi të tillë printerit të dorës.

Ajo që ky printer është i aftë të bëjë është të shtypësh deri në tre rrjeshtash apo linjash horizontale të grafikës në një kalim, me një hapësirë të vogël midis çdo rrjeshti. Pajisja mundësohet nga një bateri litiumi-polimer 11.1 volt, e cili duhet të mjaftojë për rreth 4.000 printime për çdo herë që karikohet. Gjithashtu nga kompania është thënë paraprakisht se çmimi i planifikuar i shitjes me pakicë do të jetë rreth 299 dollarë. Dhe në qoftë se dëshironi të printoni në fusha më të mëdha, Kickstarted SprayPrinter 2 i cili ka rezultuar një produkt mjaft i suksesshëm mund të jetë më i pëlqyeshëm për ju.