Në restorantin HaiDiLao në Kinë ku çdo shërbim kryhet nga robotët

Një restorant në Kinë i quajtur HaiDiLao është duke përdorur robotë për të gatuar dhe për të shërbyer për klientët e tij. 

HaiDiLao International Holding, një nga zinxhirët më të mëdhenj të restoranteve të Azisë, po punon me gjigantin elektronik japonez Panasonic për të sjellë stafin robotik në restorantin e tij më të ri të Pekinit. Atje, robotët do të marrin porosi, do të përgatisin dhe servirin gjithashtu porositë e secilit prej klientëve të restorantit nëpër tavolina, njëjtë sikur të ishin kamarierë të vërtetë, duke realizuar një shërbim që me sa duket zëvendëson punën e një kamarieri njeri.

Në restorantet HaiDiLao, i cili njihet edhe për gatimet e supave, klientët zgjedhin midis variacioneve të ndryshme të supave si bazën e tyre, pastaj bëjnë një përzgjedhje të artikujve që do të shtohen në supë, duke përfshirë mish, perime dhe përbërës të tjerë. Përmes përdorimit të robotëve në vend të kuzhinierëve dhe kamarierëve njerëz për të përgatitur dhe gjithashtu për të servirur porositë, kompania thotë se do të ulë kostot e punës dhe do të përmirësojë efikasitetin. Një risi e tillë vjen pasi HaiDiLao është duke menduar të bëjë një ndryshim të tillë në çdo restorant që ka nëpër botë, duke shpresuar që të shtojë deri në 5.000 restorante të tjera në mbarë botën.

Kompania beson se mund të jetë më e lehtë për të arritur këtë qëllim duke u mbështetur në automatizimin, në vend të forcimit të personelit. HaiDiLao shpreson të shtojë më shumë vendndodhje të automatizuara të restoranteve në Kinë, dhe përfundimisht jashtë vendit. Një investim prej 20 milionë dollarësh po ndihmon për të financuar partneritetin. Vendimi i rrjetit të restoranteve HaiDiLao vjen kur gjithnjë e më shumë industri po marrin në kosideratë bërjen pjesë e sa më shumë robotëve në stafin e tyre.

Gjigandi kinez i teknologjisë Alibaba kohët e fundit prezantoi robotët ‘Space Egg’ të pajisur me inteligjencën artificiale për tu shërbyer nevojave të mysafirëve të hotelit. ‘Space Egg’ mund të ofrojnë ushqim ose shërbim lavanderie si dhe madje të njohë komandat zanore në sajë të ndihmësit të zërit Alibaba, Tmall Genie. Roboti ka përmasa rreth 3.3ft dhe arrin të lëvizë përmes disa rrotave me një ritëm prej vetëm dy milje në orë.

Sapo një mysafir porosit diçka duke përdorur Genie Tmall në dhomën e tyre të hotelit, roboti e merr artikullin nga një punonjës dhe e dërgon tek klienti i hotelit. Ngjashëm me këtë rast është një hotel në Miami, i quajtur Yotelpad, që përdor robotët për të pritur mysafirët në recepsion, për të ofruar shërbim në dhomë, si dhe për të dhënë udhëzime.