Malazezët protestojnë kundër vendosjes së digës në lumin Cem

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Euronews i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në rajon, ku ka treguar se disa aktivistë malazezë të mjedisit janë nisur nga kryeqyteti i Malit të Zi drejt kufirit me Shqipërinë për të protestuar kundër ndërtimit të një dige në lumin Cem që rrjedh nëpër të dyja vendet.

Mirëpo kjo iniciativë ka bërë aktivistët e mjedisit të protestojnë nëpër disa vende të Ballkanit, shkruan Euronews.

“Në protestën e mbajtur në Mal të Zi, disa nga protestuesit mbanin pankarta ku shkruante: “Cemi është fati ynë. Mos ndërtoni diga në Cem”. Kritikët kanë thënë se digat janë duke rrezikuar lumenjtë e fundit të rrjedhshëm në Europë dhe njëri ndër ta është edhe lumi Cem”.