“Despacito” hyn edhe në Librin e Rekordeve “Guinness”. Këto janë shtatë rekordet e këngës

Luis Fonsi ka publikuar këngën e tij më të suksesshme në janar të vitit 2017 dhe që nga ajo kohë, bashkëpunimi me Daddy Yanke ka marrë hovin. Më pas atyre i është bashkangjitur edhe këngëtari Justin Bieber për një version tjetër që e ka bërë këngën një hit ndërkombëtar.

Tashmë ‘Despacito’ ka hyrë edhe në librin e rekordeve të Guinness dhe plot shtatë herë.

Përveç që është padyshim hiti më i madh i verës 2017, këto janë shtatë rekordet e këngës që edhe zyrtarisht ka hyrë në histori të muzikës:

·         Më së shumti javë në top listën Latine të Billboard

·         Videoja muzikore më e shikuar online

·         Videoja muzikore më e pëlqyer onlne

·         Videoja muzikore më e shikuar në Youtube

·         Kënga më e dëgjuar në botë

·         Videoja e parë në Youtube që ka arritur 5 miliard shikime

·         Videoja më e shikuar online