URAGANI DHE KORIFEJTË E CURRAJ EPËR

Presidenti i Republikës z. Meta dhe Monsinjor Simon Kulli në prehrin e bjeshkëve të Namuna
E GËZOFSH RRUGËN MALËSIA E GJAKOVËS

Nga Agron Prebibaj

Në njërën pëllëmbë të tokës shqiptare, përmbi Drin e përmbi luginën e Nikaj-Merturit vendoset Curraj Eper fshati më i madh i Malësisë së Gjakovës edhe nga sipërfaqja edhe nga popullsia.
Fshati Curraj Eper piktura më e mirëseardhur prej Zotit, amfiteatri që befason mrekullitë që në shikim me florën më të pasur sëpaku këtu në Europë, kjo sipas botanistit belg Mergeret i cili vlerëson Pikun(livadhet) si farmaci natyrore me 99 bimë për 1 meter katrorë, e veshur me pyje të bollshme e të shumëllojshme ku dominojnë ahu e pisha, dy lumenj me troften pikaloshe, me eksploruesit e fundit me shpellën në vazhdim mbi 6.5 km, me një faunë mjaft të pasur në mbretërinë e tyre ujku e dhia e egër e plot të tjerë që i rrotullohen pyllit të virgjër.
Fshati i virgjër shqiptar i pagëzuar me emrin Curraj Eper një copë e mirë e tokës dardane në prehrin e bjeshkëve të Namuna parakalon jo vetëm shqiptaren por Ballkanin e Europën e qytetëruar, vetëm aty ishte e ngulitur më fort qëndresa, besimi në Zotin Krisht , besa, burrëria me tradita, zakone e doke mjaft të veçanta kapërcejnë jetesën e mbinjerëzores, me mendimtarë e prinjës të pathyeshëm në betejat me secilin pushtues.
Burrat e Curraj Eper ndër breza kanë përjetuar shkollën e jetës së ashpër, vërtetë para një shekulli flinin në fier e me kokë në cumer, por asnjëherë me zjarr në mes të votrës, ishte oxhaku ai që tërhiqte tymin e blozën, aty më mirë se askund mbretëronte uniteti, aty fliste i madhi e të vegjlit dëgjonin për tu përgatitur për nesër, gjithashtu çdo nënë e pushtetshme në fjalën e mendimet e veta për fëmijët me recetat e bollshme ushqyese kryesisht në festa fetare, ose më mirë mund të thuhet se perandoria e gruas në Curraj Eper ishte ngjitur me atë të burrit pasi martesa e tyre me këta burra të fortë, vital e mendimtarë bën të mundur vendosjen e respektuar në peshore për të mbetur besnike e burrnesha.
Askund më mirë se në Curraj Eper nuk kishte vlerësim të njeriut për njeriun një përulje e të madhit ndaj të vegjelve, respekt i të vegjelve për të madhin, një harmoni hyjnore familjare, vërtetë njerëz nën bekimin e Zotit të vendosur nën perandorinë e vet e të askujt tjetër, ky pushtet shekullor i pasuar ndër breza gjithnjë me shikim nga Perendia.
Etja e Currajve Eper për liri e bashkim është barometri unikal i identitetit kombëtar në të gjitha etapat e cila duhet përqafuar fort e papërtesë nga brezat.
Pa ju futur thellë historisë së fshatit uragan të lirisë e bashkimit sot të vjen vetëm rruga Curraj Eper rruga e vrapimit më të fortë shqiptar, gjithçka e nisur nga aty dhe e kondicionuar po nga vetë ata.
Rruga e guximit e kryebashkiakut z. Besnik Dushaj nën pagëzimin e deputetit Isuf Çelaj me të palodhurin Gjovalin Gjeloshaj, tashmë do të kishte në krah korifejtë e Curraj Eper për të sjellur Dorontinën makinë e cila do të kishte në krye Dr. Mhill Gecaj, Agron Qokaj, Leke Vatnikaj, Pashko Gecaj, Gjergj Prebibaj, Agron Prebibaj të cilët menjëherë ndezen motorrat e solidarizimit për të shërbyer si misionarë në këtë bashkim mjaft qytetarë e njerëzor, me garantin e rrugës Skender Perpepaj, Mhill Prebibaj, Gasper Prebibaj etj, të gjithë sëbashku nën mesazhin e tufës së thuprave nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti.
Vërtetë popull vital e pjellor të vendosur në qëllimin e tyre për ta dërguar Dorontinën makinë e ndaluar në shekuj, e kush do ta sjellte tjetër pa u vendosur në krye korifejtë, mbështetja e përgjegjshmëria e secilit individ.
Megjithatë sot për mua nuk është as dita e reportazhit, as e tregesës pasi jam i atjeshëm, është dita e ngarkesës së mbarëvajtjes së kësaj feste e asnjëherë e përjetuar në jetën time më i ndjeshëm për njerëzit e mi të vendlindjes e plot emocione.
Nisja ime nga Tirana këtë rradhë me qëllim për të arritur në vendlindje, në logun e Kishës Curraj Eper me miqtë e mi, komisarin Gjin Gjoli pjellën e shkëlqyer të rracës shqiptare, asnjëherë rraca e tij në rrëshqitje për së paku 5 breza, një mik e shok i shkëlqyer me të gjithë Currajt të cilit i jam mirënjohës në udhëtimin e sotshëm e frymëzimin më njerëzor që njeriu i dhuron njeriut.
Po ashtu në këtë udhëtim isha me djaloshin e Gegëhysenit Besnik Rexhen i cili ndau me mua kënaqësinë e rrugës Curraj Eper një vepre të madhe për Malësinë e Gjakovës.
Megjithëse një udhëtim i gjatë nisur nga Tirana kësaj rradhe përzgjedhja e udhëtimit ishte rruga e vjetër nga Puka(Qafa e Malit), por shumë i lehtë për mua dhe gjithë miqtë e mi për të arritur në prehrin e Alpeve Shqiptare në fshatin e virgjër i cili tashmë do të ngacmohet nga njeriu i mirë e me patjetër për të vjelur me kujdes por pa përjashtuar tashmë edhe influencën e njeriut të keq për përfitim e shkatërrues.
Me të arritur në Logun e Kishës ora 9 e mëngjesit nën kompozimin e poetit Ndue Vatnikaj aty kishte shpërthyer festa me këngë e valle tropojane për të pritur krushqit me Kryekrushkun Besnik Dushaj i cili do ti priste e ti përcillte të gjithë si në shtëpinë hyjnore të Zotit.
Nën organizimin përfekt Bashkia e Korifejtë e Currajve, aty në log kërcehej e këndohej por ngjitur Ipeshkvi i Sapes Monsinjor Simon Kulli dha meshën e tij hyjnore në prezencën e Presidentit Meta, kryebashkiakut Dushaj, deputetit Çelaj e zyrtarëve të tjerë, kjo një meshë e identitetit kombëtar e një amanet i Gjergj Kastriotit për ndërtimin e kishës.
Pas hyjnores së identitetit kombëtar festa dhe biseda vazhdon tek logu i Kishës, tashmë me afro 1000 krushq e mbi 270 makina për herë të parë megjithëse jetojmë në shekullin e zhvillimit të teknologjisë.
Aty folën të gjithë në unison e nisur nga administratori Gjeloshaj, kryebashkiaku Dushaj i cili i jep fjalën menjëherë Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta për të vazhduar me Mons. Simon Kulli, deputeti Isuf Çelaj në urimin e mirëseardhjes nga kryetari i Unionit për Vendlindjen Gjergj Prebibaj e për ta përmbyllur kalorësi apo prinjësi i korifejve Dr. Mhill Gecaj i cili në përfundim të fjalës ftoi edhe pjesëmarrësit në drekën e shtruar.
Aty kishte plot miq të cilëve nuk u jepje dot përgjijge por miku im nga Puka Skender Doçi vinte për herë të parë dhe më befasoi me opinionin dhe qortimin e tij; – kjo është vërtetë amfiteatri më i mirë i botës por kurrësesi nuk duhej braktisur kështu edhe pse pa rrugë makine.
Ndërsa miku im e i të gjithë Currajve(lobues i rrugës) avokati i nderuar Dhimiter Muslia më uroi me plot gëzim; e gëzofshi rrugën dhe e gëzoftë gjithë zona jonë, së fundi e kapët mrekullinë e Zotit.
Aty kishte dhe plot miq të tjerë për ne Currajt por kësaj rradhe na lejuan të uronim më shumë njëri tjetrin me urimin – e gëzofshim!
Aty ishin të gjithë që nga të moshuarit Prelë Ademi i ardhur nga Amerika profesori i të gjithëve Zef U. Mrishaj, Ndue Marashi e plot të tjerë të shoqëruar nga të rinjtë të cilët duhet ushqyer me adrenalinën tonë për vendlindjen.
Ndërsa tek po më kujtohet kur disa shekuj më parë pritësit e ishin lagjia e shkëlqyer Ndrevataj e cila afroi vëllazëri e kumari tashmë me shumicën absolute e ngjitur nga Nikaj, po ashtu po veçoj rithemeluesin e forcimit të bashkimit Mark Bafti(Ndrevataj) kryetari i parë i këshillit i cili përcolli mesazhet e mendimtarëve e qëndrestarët burra të fshatit unik.
Uragani i Currajve Eper me korifejtë në krye do të mbetet përjetësishjt në memorien e brezave për të përcjellur unitetin e njerëzoren e njeriut për njeriun. E gëzofshim rrugën Curraj Eper! E gëzofsh Malësia e Gjakovës!