Popullaritet në rënie i Angela Merkelit në Bavari

Që nga viti 1966, Bashkimi konservator Social Kristian i Gjermanisë ka qenë partia më e madhe e Bavarisë, por të dielën, kjo periudhë e gjatë mori fund kur votuesit e zhgënjyer me prirjet e këtij bashkimi drejt të djathtës ekstreme kaluan në Partinë e Gjelbër.

Bashkimi Social Kristian, ose CSU, parti motër bavareze e Bashkimit Kristian Demokrat ose CDU i Angela Merkelit, ka mbizotëruar politikën në Bavari që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Për vetëm tre vjet në shtatë dekadat e fundit, CSU nuk ka qene partia më e madhe në parlamentin e Bavarisë.

Edhe pse rënia e saj në sondazhet shtetërore të së dielës ishte parashikuar gjerësisht, shkalla e humbjeve masive do të ndikojë qeverinë e koalicionit Merkel në Berlin, thonë analistët.

Rezultatet paraprake i dhanë CSU vetëm 37.2 përqind të votave, nga 47.7 përqind në vitin 2013.

Duke shtuar shqetësimet e zonjës Merkel, edhe partneri tjetër i koalicionit, Partia Social Demokrate e majtë, ose SPD, u ballafaqua gjithashtu me një goditje masive të dielën. Pjesa e e saj e votave në Bavari u përgjysmua nga 20.6 për qind në vitin 2013 në vetëm 10 për qind, rezultati më i keq për partinë në këtë shtet që nga vitet 1930, duke shënuar një rënie të zymtë e SPD-së në nivel kombëtar.

“Zonja e Hekurt” e politikës gjermane është gjithnjë e më shumë në vështirësi dhe përkrahësit e saj më besnikë nuk janë të bindur se ajo do të jetë në gjendje të përfundojë mandatin e saj të plotë zgjedhor deri në vitin 2021.

Që nga shfaqja e mjerueshme e partisë së saj kristian demokrate në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar zonja Merkel është përballur me kriza njëra pas tjetrës. Muajin e kaluar ajo humbi ndihmësin e saj të rëndësishëm në parlament, Volker Kauder, kreun e Bashkimit Kristian Demokrat dhe CSU në parlamentin Gjerman. Kauder u rrëzua nga ligjvënës të pakënaqur.

Aleanca e madhe e Merkelit ndodhet pranë shpërbërjes për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çështjet e emigracionit dhe një skandali që përfshin shefin e spiunazhit të vendit. Para sondazheve bavareze, brenda Bashkimi Social të krishterë shpërthyen akuzat se aleanca po prirej drejt të djathtës ekstreme./Zëri i Amerikës